Vizatime me ngjyra të shëmtuara? Rrëmujë në kuzhinë? Portrete mërzitëse të familjes në çdo dhomë? Mos lejoni që të ju shqetësojnë.
Në gjithë eksperiencën me patundshmëri, ne kemi parë të gjitha. Vendi i tualetit me fotografi, mbulesa me qime qeni, dhoma të gjumit në gjendje rrëmuje.
Shitësit nuk janë të detyruar që shtëpitë e tyre ti lënë në gjendjen më të mirë para se ti tregojnë ato e lëre më të pastrojnë shtëpinë e tyre para se ta vendosin në shitje. Por përtacia e një shitësi mund të jetë një përmbysje gjigante për blerësin e duhur.
Këtu janë tre pamjet të cilat mund të jenë të paknaqshme për ju kur blini një shtëpi, por kjo nuk duhet të ju pengojë juve nga marrja parasysh e bërjes së një oferte, veçanërisht nëse e doni shtëpinë, planin ose vendndodhjen.
Muri i çuditshëm apo tepihu i pa pastër
Blerësit e sotëm në përgjithësi preferojnë një shtëpi që është tërësisht e gatshme. Ata janë shumë të zënë me jetën e tyre të përditshme për të bërë renovime.
Por ngjyrosja e mureve dhe zëvendësimi i tepihave nuk kërkojnë shumë kohë, apo nuk janë shumë shtrenjtë.
Nëse një shitës nuk e zëvendëson tepihun e tij të dëmtuar,ose nuk e ngjyrosë murin me ngjyra neutrale, natyrisht se bën gabim.
Dhoma të përdorura në mënyrë të çuditshme
Nuk është e pazakontë që të shihni dhomën e ngrënies së një shtëpie të shndërruar në një zyrë pune. Disa pronarë të shtëpive dhomat e gjumit i shfrytëzojnë për shumë përdorime.
Vetëm se pronari i përdorë hapësirat në mënyrën se si atij i është përshtatur, nuk do të thotë që edhe ju të përdorni të njejtën mënyrë.
Prania shumë e fortë e shitësit
Është e vështirë për një blerës të imagjinojë veten e tij në shtëpinë e mbushur me fotografi, diploma apo certifikata të shitësit. Shtëpitë më të mira për blerësit janë ato neutrale që kanë mungesë të gjërave specifike të pronarit.
Çfarë është me e keqja kur shitësi është prezent. I bën të gjithë jo rehat. Blerësit ndihen sikur ata duhet të kenë sjelljen më të mirë dhe nuk mund të eksplorojnë shtëpinë apo të ndihen të lirë të flasin lirshëm se çfarë po shohin.
Një shtëpi që është shumë e personalizuar apo ku shitësi është gjithnjë prezent mund të çojë në reputacion të keq me kalimin e kohës. Një blerës i mençur do ta përdorte atë si avantazh për të pyetur për çmimin.
Nëse e shihni një shtëpi online që është në një vend të pëlqyer, me një plan ideal, shkoni dhe shikojeni atë. Injorojini gjërat të cilat mund t`i ndryshoni, dhe mendoni se si mund ta bëni tuajën.