Në ditët e sotme shumë nga ne jemi të detyruar të punojmë nga shtëpia. Fatkeqsisht, jo çdoherë shtëpia mund të na sjellë motivimin e duhur ndaj punës. Vendi i ndenjës i rehatshëm kur shohim kolltukët, televizorin apo ambientin e jashtëm në një ditë të bukur mund të humbë dëshirën tonë për t’u përkushtuar në punë si në një ditë normale në zyre apo në vendin e punës! Nëse modifikoni shtëpinë tuaj në mënyrën e duhur për një ambient pune, kjo mund të ju ndihmojë shumë! Një zonë e organizuar dhe tërheqëse vizuale e punës ju ndihmon të ndiheni më produktiv dhe më të relaksuar.
Ju sjellim 5 këshilla për të krijuar një ambient të punës të rehatshëm dhe motivues!
1.Hapësira që ju rrethon ka shumë rëndësi!
Jo të gjithë kemi një hapësirë të tepruar në shtëpi të cilën mund ta shfrytëzojmë si një zyre personale. Kjo ndikon në rutinën tonë të fushës profesionale. Ska rëndësi cilën nga pjesët e shtëpisë e zgjedhni përderisa mjafton për t’u futur në mendjen e punës. Sigurohuni që të ndihet si një zonë pune e dedikuar dhe funksionale. Një karrige e rehatshme për ta kombinuar me lartësine e duhur gjatë shtypjes në kompjuterin tuaj, ndricimi i duhur dhe konfigurimi teknik pa ndërprerje gjatë telefonatave ose videothirjeve është krejt cka ju duhet në zonën përreth.
2.Mbajtja e duhur e tavolinës!
E keni parasysh atë mini-hapësirën që e keni në tavolinën tuaj në zyre apo në vendin e punës ? Atë mund ta krijoni edhe në shtëpi. Largoni rrëmujën e tepruar, merni një filxhan të dizajnuar bukur, vendosni stilolapsat brenda saj dhe sigurohuni që ti mbani afër të gjitha letrat, dokumentet dhe gjërat e nevojshme.
3.Vendosni para vetës diçka që ju frymëzon!
Pasi të keni mbaruar me tavolinën hidhini një sy edhe pjesës së përparme. Është fjala për murin përballë juve, diçka që sapo ta shikoni ju jep një ndjenjë motivimi për të vazhduar para! Preferencat janë të ndryshme por ajo çfarë mund të ju ndihmojë më së shumti janë fotot e familjarëve, ata të cilët na japin motivimin më të madh për të arritur gjërat që ne duam, pse jo nëse keni ndonjë kafshë të preferuar edhe fotot e tyre do të ndihmojnë. Një motivim tjetër mund të jetë edhe arsyeja pse keni filluar të bëni atë punë ose edhe ndonjë pushim i ëndrrave. Ska rëndësi se çfarë zgjedhni ju përderisa është një përkujtesë pozitive.
4. Kontrolloni gjithmonë sfondin!
Telefonatat me video në ditët e sotme janë shumë prezente në punën e njerëzve të ndryshëm. Në momentin e hapjes së videos ajo cfarë ju bjen në sy kolegëve tuaj është hapësira mbrapa. Gjëja e fundit që dëshirojmë është të cilësohemi si rrëmujagji. Në vend të rrëmujës mund të vendosni ndonjë art të preferuar ose suvenire interesante, një raft i librave është gjithmonë ide e mirë dhe mos harroni ndriçimin! Ndriçimi gjithmonë duhet të jetë në mënyrë adekuate.
5.Zyre e ëndërrave!
Të gjithë kemi një zyre të ëndërrave! Ndoshta edhe në vendin e punës nuk e kemi ashtu siç dëshirojmë, por tani që jeni duke punuar nga shtëpia mund të realizoni ëndërrën tuaj! Qirinjtë aromatikë me siguri nuk lejohen në vendin e punës, por në shtëpine tuaj ju i bëni rregullat! Disa rostiçeri të shëndetshme afër për të mbajtur fokusin në mënyrë që të mos ju nevojitet të ngriheni herë pas here sepse mund të jetë e bezdisshme.