6 Këshilla për argëtim në shtëpi

Dalja me familjen dhe miqtë në darkë ose evente të ndryshme është shumë argëtuese, por ka diçka të veçantë për të pritur mysafirë në shtëpi. Argëtimi në shtëpi është një mënyrë e shkëlqyeshme për tu bashkuar me më të dashurit tuaj. Në rast se po planifikoni të organizoni ndonjë festë apo diçka tjeter këto ditë, mund të ju sygjerojmë disa mënyra se si të pregadisni shtëpinë tuaj në mënyrën më të mirë.

 

Vendosni meze në tryezën e kafesë

Kur të fillojë festa do të jeni të zënë duke përshëndetur mysafirët. Vendosni në tryezën tuaj të kafesë meze si një pjatë djathi, ullinj apo çkado që ju preferoni në mënyrë që të ftuarit të mund të bashkohen dhe të vazhdojnë argëtimin.

 

Vendosni një tryezë shtesë

Shërbimi ndaj mysafirëve shton një detyrë më shumë kur ftoni miqtë. Në mënyrë që t’i lejoni vetes kohë për argëtim, shtyeni një tavolinë anësore në mur ose përdorni banakun e kuzhinës për të vendosur një tryezë shtesë në mënyrë që të ftuarit të mund të shërbehen vetë. Mysafirët mund të kënaqen duke qenë në gjendje të përcaktojnë madhësitë e pjesëve të tyre dhe zgjedhjet e ushqimit, plus që do t’ju lërë më shumë kohë me të ftuarit tuaj dhe më pak kohë në kuzhinë.

Veproni njejtë dhe me pijet

Nëse keni një karrocë, vendosni të gjitha pijet tuaja në një vend. Nëse nuk keni një karrocë, mblidhni gjithçka në një tryezë të madhe anësore.

 

Rregulloni mobiljet

Rregulloni kolltukët dhe karriget e dhomës suaj të ndenjës, në mënyrë që ato të jenë të përshtatshme për të biseduar. Nëse keni pak mobilje, sillni karrige nga dhoma e ngrënies ose kuzhina në dhomën e ndenjës, ndërsa argëtoheni me familjarët apo miqtë tuaj.

 

Detajet kanë gjithmonë rëndësi

Detaje të vogla si lulet e freskëta, qirinjtë dhe dekorimet e vendeve mund ta bëjnë mbrëmjen edhe më të veçantë. Argëtohuni duke dizajnuar estetikën e tryezës duke kuruar elementet si pijatat, gotat, sendet shërbyese dhe zgjedhje pecetash.

 

Organizoni mbledhjen jashtë

Nëse është një ditë e bukur, organizoni festën jashtë! Pastroni mobiljet tuaja të oborrit, vendosni një çadër në natyrë dhe shtoni disa vende të rehatshme. Për një prekje të shtuar, përfshini lule nga kopshti juaj dhe fenerë ose qirinj.

Kur të planifikoni të telefononi disa miq, këto këshilla mund ta bëjnë argëtimin në shtëpi edhe më të këndshëm!

Join The Discussion

Compare listings

Compare