Përderisa shërbimet si interneti dhe kanalet telivizive mund të ju shpenzojnë vazhdimisht, fatura e ujit mund të dalë gjithashtu shumë më e lartë sesa është e nevojshme. Faturat e mospaguara të ujit mund të ju dëmtojnë më shumë ngase mendoni. Me këto 7 mënyra mund të zbrisni faturën e ujit dhe paratë që u teprojnë t’i shpenzoni në vendet e duhura.
1. Rregulloni rubinetat me rrjedhje
Rubinetat me rrjedhje mund të mos duken si fajtor ose problem i faturës së lartë. Mund të mendoni se në fund të fundit ato e rrjedhin vetëm nga një pikë ujë. Por me kalimin e muajve, ato pika shtohen. E tëra çfarë ju duhet të bëni është të drejtoheni tek një dyqan lokal për ta riparuar rubinetin ose për ta zëvendësuar. Riparimi mund t’ju kursejë shumë para, dhe me kalimin e kohës do ta vëreni edhe ju.
2. Përdorni makinën larëse vetëm kur duhet dhe sigurohuni të jetë e mbushur
Është shumë më ekonomike të shmangni përdorimin e makinës larëse vetëm për të pastruar disa bluza dhe një palë çorape. Jo vetëm që harxhon ujë, por mund të dëmtojë shumë më shpejt tërë makinerinë. Lani vetëm ngarkesat e plota të rrobave për të zvogëluar numrin e herave që duhet të përdorni makinerinë tuaj.
3. Kufizoni Dushet
Dushet zënë rreth 17% të përdorimit të ujit në shtëpi. Ai dush i gjatë dhe luksoz ndihet mirë në atë moment, por nga ana tjetër ju rrit faturën e ujit. Mundohuni të kufizoni dushet tuaja në pesë minuta ose më pak. Nëse bëni dush shpesh p.sh 2 herë në ditë, pse jo të shkurtoni edhe frekuencën.
4. Lani enët në mënyrë efikase
Përdorimi i pjatalarësit tuaj përdor më pak ujë sesa larja e enëve me duar. Nëse nuk keni pjatalarëse, provoni të ndaloni rrjedhjen e panevojshme të ujit gjatë larjes së enëve dhe të mbushni lavamanin ose ndonjë enë me ujë dhe sapun për të kursyer ujin.
5. Ujitni lëndinën në kohën e duhur
Ujitja e lëndinës tuaj në kohën e duhur të ditës mund të zvogëlojë sasinë e ujit të humbur në avullim. ” Uji avullohet shpejt në ajër gjatë kohërave më të nxehta të ditës, kështu që nëse keni një lëndinë ose kopsht që ka nevojë për ujitje, ne sugjerojmë ta bëni këtë në mëngjes ose në mbrëmje për të shkurtuar mbeturinat e avullimit të ujit” – Rob Caiello.
6. Të mbledhësh pikat e shiut ?!
Po! Ka efekt më shumë seç’mendoni. Ju mund të përdorni një cisternë uji ose ndonjë enë të madhe për të kapur pikat e shiut dhe ta përdorni atë ujë për të hidratuar lëndinën dhe kopshtin tuaj.
7. Mos lejoni që rubineti i banjos të rrjedh vazhdimisht
Derisa jemi duke kryer rutinën e mëngjesit apo mbrëmjes si larjen e fytyrës apo dhëmbëve, shpesh bëjmë gabimin duke mos ndalur fare rubinetin. Është e kotë pasi që shumica e këtij uji nuk po përdoret. Mbyllni ujin ndërsa lani dhëmbët apo fytyrën për të zvogëluar shpenzimet e panevojshme.