Çfarë të bëni me bodrumin tuaj

A është aktualisht bodrumi juaj një humnerë e thellë dhe e errët ku humbin dekorimet e festave dhe orenditë e vjetruara? Nuk ka pse të jetë kështu! Vetëm se është niveli i poshtëm i shtëpisë, nuk do të thotë që nuk mund ta bëni atë një përparësi kryesore në listën e gjërave për të përmirësuar në shtëpinë tuaj. Nëse po kërkoni pak frymëzim se çfarë të bëni me bodrumin tuaj, ne mund t’ju japim disa ide!

 

Për sport-dashësin

Transformoni atë dhomë të ftohtë dhe të errët në një hapësirë ​​për të cilën tifozët e sportit mund vetëm të ëndërrojnë. Çfarë ju duhet? Të domosdoshmet që do t’ju duhen për transformimin përfundimtar të bodrumit mund të përfshijnë: TV me ekran të madh, një tryezë, kolltuk të rehatshëm, fotografi apo postera të sportistëve të ndryshëm, top apo sende lidhur me sportin tuaj të preferuar dhe mini frigoriferin tuaj personal. Bodrumi juaj do të kthehet në një hapësire argëtuese fillimisht për ju, për miqtë dhe familjen.

 

Për Atletin

Dy fjalë: palestër personale. Kurseni vetes kohë dhe para në ato antarësime bezdisëse në palestër dhe ndërtoni vetë qendrën tuaj të fitnesit. Nuk do të keni më nevojë të prisni radhën për pajisje sepse ajo pritje është e lodhshme dhe ju keni edhe një jetë jashtë palestrës, kështu që punët ju presin. Poashtu nuk do të keni nevojë të shqetësoheni më se a janë të pastërta apo jo pajisjet pasi që në palestrën tuaj personale do të keni qasje vetëm ju! Me blerjen e pajisjeve tuaja të preferuara që do të zgjasin, ju mund t’i kurseni vetës pothuajse rreth 300 euro çdo vit!

 

Për Argëtuesin

A dëshironi të jeni ju mikpritësi më i dalluar i familjes apo shoqërisë tuaj? Me një bar të mrekullueshëm në shtëpi, të ndërtuar nga ju… thjesht wow! Mbushni raftet me pijet tuaja të preferuara, disa karrige të larta për t’iu përshtatur barit dhe lëreni argëtimin të fillojë! Është vendi i përsosur për të drejtuar të gjithë për një koktej pas darke dhe disa biseda.

 

 

Për Artistin

Gjithmonë keni ëndërruar të keni hapësirën tuaj për të krijuar lirshëm kryevepra? Tani është koha! Ngrohni bodrumin tuaj të ftohtë dhe të izoluar me ngjyrat e ngrohta të bojrave, lapsave apo mjeteve të cilat u duhen për të krijuar artin tuaj të veçantë. Mos harroni të mbushni muret me gjëra që ju frymëzojnë. Thjesht mbani në mend se për shkak se do të jeni në bodrum me pak dritë, zgjidhni një llambë me një dritë sa më të fortë për të zbuluar nuanca të gjalla dhe natyrore.

 


Për Lexuesin

Zakonisht e shihni vetëm në TV, por disa shtëpi kanë biblioteka të ndërtuara vërtet bukur. Ndërtoni raftet rreth bodrumit tuaj, mbusheni me historitë tuaja të preferuara dhe qëndroni komod në karrigen tuaj të preferuar të cilësisë së mirë për t’u çliruar nga jeta me një libër të mirë. Nëse vendosni të përfitoni nga kjo ide, druri i qershisë ka një ngjyrë të kuqe të pasur dhe të ngrohtë që thellohet me kalimin e kohës, duke e bërë atë një zgjedhje perfekte për raftet që duhen parë. Dashamirët e tjerë të librit mund të kenë zili atë që keni bërë me bodrumin tuaj, dhe madje mund të dëshirojnë të vijnë të shfletojnë librat tuaja!

 

Mos lejoni që bodrumi juaj të mbetet pa u vërejtur. Thuaj lamtumirë atyre kutive dhe çantave të ruajtura dhe përshëndeti për vendin tënd të ri të preferuar në shtëpi. Keni një ide tjetër? Ndajeni atë në komentet më poshtë që lexuesit e tjerë të inspirohen!

Join The Discussion

Compare listings

Compare