Kur është koha për të lëvizur në një shtëpi më të vogël, këto këshilla do t’ju ndihmojnë të ruani kujtimet ndërsa minimizoni gjërat tuaja në vendin e ri.
Hyrja në një shtëpi të re është shpesh e ëmbël. Ju jeni të ngazëllyer për ndryshimin, por të trishtuar për të lënë një shtëpi kaq të mbushur me kujtime. Minimizimi i gjërave mund të jetë edhe më i vështirë sepse një vend më i vogël do të thotë që nuk keni vend për të gjitha gjërat aktuale të cilat i zotëroni.
Por zvogëlimi është gjithashtu një mundësi për të rifreskuar dhe për të filluar përsëri. Nëse hiqni qafe rrëmujën, mund ta mbushni vendin tuaj të ri me gjërat që doni vërtet duke e bërë atë të ndihet si shtëpia juaj.
Këtu janë tre hapa për minimizimin e gjërave pa sakrifikuar gjërat tuaja kuptimplota!
1. Bëni një plan
Bëni një ecje rreth e rrotull në vendin tuaj të ri dhe matni madhësinë e dhomave tuaja. Kjo mënyrë do të jetë udhëzuesi juaj për sa mund të merrni me vete nga vendbanimi paraprak. Është më mirë të nënvlerësosh sesa të mbivlerësosh. Ndërsa vendosni se çfarë të mbani dhe çfarë të heqni qafe, pregaditni dhomat një nga një. Lëvizja është një punë e madhe dhe nuk keni nevojë ta trajtoni atë menjëherë. Planifikoni të bëni pak çdo ditë dhe lini kohë shtesë që të mos nxitoheni.
Vendosni së pari mobiljet tuaja. Shkuarja nga gjërat më të mëdha në më të vogla do t’ju japë një ide më të mirë se sa hapësirë ju ka lënë për të mbushur. Në fund të fundit, ju nuk doni të riorganizoni gjithçka nga fillimi!
2. Renditni gjërat
Është e lehtë të bindni veten se do ta vishni akoma atë këmishë 10-vjeçare një ditë. Por nëse nuk e keni përdorur atë gjatë vitit të kaluar, me shumë gjasa nuk do ta përdorni kurrë.
Gjithashtu, hiqni qafe gjërat e shumëfishta. Keni filxhanë të shumëfishtë kafeje, ose disa komplete porcelani? Nëse mund të përdorni vetëm një, nuk keni nevojë t’i mbani të dyja në të njëjtën kohë.
Ndërsa i selektoni gjërat tuaja, ndiqni një politikë të rreptë po/jo! – nuk lejohet asnjë “ndoshta”. Bëni një grumbull “po” dhe një grumbull “jo” dhe detyrojeni veten të zgjidhni. Nëse nuk jeni i bindur që artikulli meriton një po, atëherë është një jo. Grumbujt “ndoshta” thjesht do të thotë më shumë punë për ju më vonë.
Vendosni ju se si ta ndani grumbullin tuaj “jo”. Ju mund të mos i dëshironi ose keni nevojë për këto artikuj më, por ato ndoshta janë të dobishme për dikë tjetër. Sende të veçanta mund t’u dorëzohen miqve ose anëtarëve të familjes. Mobiljet, pajisjet shtëpiake, veshjet dhe sendet e tjera në gjendje të mirë mund të shiten në një shitje garazhi ose ne webfaqe te ndryshme online. Ju mund t’i ofroni ato edhe për bamirësi.
3. Ruani kujtimet
Digjitizoni fotot për të kursyer hapësirë dhe për t’i shpërndarë ato me familjen. Albumet e fotografive zënë shumë hapësirë dhe shumë nga ne nuk e kemi kohën e mjaftueshme t’i shfletojmë të gjitha! Bëni fotografi të sendeve që sjellin kujtime të mira, por nuk keni më vend për të. Ju mund të ktheni kujtimet pa i mbajtur sendet në të vërtetë. Për t’u siguruar që ato sende të çmuara janë në duar të mira, kalojini ato fëmijëve, nipërve apo mbesave ose miqve tuaj të ngushtë. Ata do ta duan dhuratën dhe ju do të kënaqeni kur shihni artikujt që përdoren.