Një magji e vogël e dizajnit mund të bëjë që edhe banjo më e vogël të ndihet e gjerë.
Banjot e vogla nuk janë hapësirat më të lehta për të punuar. Ato janë zakonisht të ngushta dhe me dritë natyrale të kufizuar.
Këtu janë disa këshilla për ta bërë banjën tuaj të vogël të duket më e madhe pa kerkuar prishjen e murit.
1. Ndriçoni dhomën
Sillni sa më shumë dritë që të jetë e mundur. Dhomat e lehta dhe të ndritshme gjithmonë ndjehen më të bollshme se ato të errëta.
Ngjyra e murit: Lyejini muret dhe tavanin me të njëjtën ngjyrë të lehtë për ta bërë banjon të duket dyfish më e madhe sesa që është.
Ngjyra të shumta copëtojnë dhomën në ndarje të ndryshme, duke e bërë atë të duket më e vogël.
Dritaret: Nëse keni një dritare, përdorni perde të tejdukshme të dritares për të maksimizuar dritën natyrale.
Ndriçimi: Instaloni pajisje shtesë në mur ose tavan për të rritur dritën në banjën tuaj.
2. Shtoni pasqyra
Instaloni më shumë pasqyra, dhe më të mëdhaja se zakonisht në banjë. Drita e reflektuar do të hapë hapësirën tuaj të vogël në një hapësirë që duket më e gjerë.
3. Eliminoni rrëmujat
Asgjë nuk e mbush një hapësirë më shpejt sesa rrëmuja! Një rregull i mirë thotë: nëse nuk ju duhet atje, ruajeni diku tjetër. Lërini në banjë vetëm gjërat e domosdoshme.
4. Ngrini shiritin
Ngrini shiritin tuaj të perdes së dushit deri në tavan, në këtë mënyrë do të tërheqë sytë lart dhe do ta bëjë tavanin të duket më i gjatë, duke krijuar iluzionin e një hapësire më të madhe.
5. Instaloni një derë rrëshqitëse
Dyert që lëkunden mund të zënë pothuajse gjysmën e dhomës, në varësi të hapësirës së vogël. Një derë rrëshqitese do të ishte një ide shumë e mirë për të bërë banjon tuaj të duket më e gjerë.
6. Zgjedhni dyshemenë me ngjyrë të hapur
Edhe nëse muret dhe tavani juaj janë të lehta dhe të ndritshme, një dysheme e errët do të mohojë efektin e tyre dhe do ta mbyllë hapësirën. Mbajeni dyshemenë me ngjyrë të lehtë për të krijuar një hapësirë me një rrjedhë të ndritshme dhe të hapur.
7. Një kabinë e dushit me xhama
Dyert e pastra të dushit prej xhami e bëjnë dhomën të duket më e madhe, ndërsa xhami i mbuluar me brymë prish hapësirën dhe e bën atë të duket më i vogël. E njëjta gjë vlen edhe për një kornizë rreth xhamit. Një kornizë mund ta bëjë zonën të duket më e butë sesa e lëmuar dhe e hapur.
Për më tepër, instaloni të njëjtën pllakë dushi nga dyshemeja në tavan. Pamja e përsosur nga lart poshtë shton kohezion dhe hapje.