Pasi që keni blerë shtëpinë, keni bërë inspektimin e saj, aplikimin për hipotekë, financimin dhe mbylljen, është koha t’i ndërmerrni disa veprime të menjëhershme për t’u siguruar që do të jeni rehat për vitet në vijim. Këtu po përmendim disa gjëra që duhet të bëni kur blini një shtëpi të re.
- Siguroni shtëpinë tuaj
Një nga gjërat e para që duhet të bëni pasi të bleni një shtëpi është të ndryshoni bravat dhe kodet e hyrjes dhe alarmeve. . Lior Rachmany, CEO dhe themelues i Dumbo Moving and Storage në Brooklyn, Nju Jork, rekomandon që të kujdeseni për çdo hyrje për çështje sigurie, përpara se të vendoseni në atë shtëpië.
“Ju nuk dëshironi që pronarët e mëparshëm të shtëpive të kenë aftësinë për të hyrë në shtëpinë tuaj,” thotë ai. “Nëse po e shtyni ndryshimin e bravave, hidhni një sy mirë përreth zonës së shtëpisë tuaj për të parë nëse gjeni çelësa rezervë të fshehur. Ato mund të jenë nën gurë të mëdhenj ose në kornizën e derës.” Kërkoni manuale udhëzimi dhe kode për çdo sistem elektronik, si alarmet e shtëpisë dhe kodet e garazhit, dhe bëni prioritet ndryshimin e kodeve në konfigurime të reja që vetëm ju do t’i dini.
2. Blini ose rishikoni garancinë e shtëpisë tuaj
Disa blerës të shtëpisë marrin një garanci për shtëpinë e blerë nga shitësi për të mbuluar me garancion sistemet ose pajisjet kryesore të shtëpisë. Në fund të fundit, gjëja e fundit me të cilën një blerës dëshiron të merret është një makinë larëse enësh ose njësi HVAC e prishur. Nëse keni marrë një garanci për shtëpinë, është një kohë e mirë për të rishikuar specifikat, kështu që do të dini se çfarë mbulohet. Nëse nuk e keni një të tillë, është një hap i duhur ta konsideroni kërkimin për një garancion para se ta bëni mbylljen e kontratës.
3. Lidhni shërbimet komunale
Është e domosdoshme të lidhni të gjitha shërbimet e nevojshme – si uji, gazi dhe energjia elektrike – përpara se të hyni në shtëpinë e posa blerë. Kjo do ta bëjë processin e transferimit më të qetë dhe ju do të siguroheni që të keni nevojat thelbësore ndërsa po përpiqeni të vendoseni në vendin tuaj të ri.
4. Përdorni raportin tuaj të inspektimit si një listë “për të bërë” për mirëmbajtje
Pasi të blini një shtëpi, adresoni çdo problem që është shënuar në raportin tuaj të inspektimit të shtëpisë që shitësi nuk i ka rregulluar. Duke përdorur raportin e inspektimit të shtëpisë si udhëzues, bëni një listë të gjërave që duhen riparuar, përditësuar ose mirëmbajtur për të ardhmen, duke i renditur ato nga më së shumti në më pak urgjente. Në këtë mënyrë, ju do të jeni më të vetëdijshëm për shpenzimet që ju presin në të ardhmën.
5. Rifresko bojën
Një nga mënyrat më të lehta dhe më ekonomike për ta bërë një shtëpi shtëpinë tuaj është t’i jepni brendësisë një shtresë të freskët bojë. Nëse planifikoni lyerjen (qoftë DIY ose me ndihmën e një profesionisti) përpara se të zhvendosni mobiljet tuaja, nuk do t’ju duhet të lëvizni përsëri pjesët dhe të shqetësoheni për spërkatjet që ju vijnë mbi sendet tuaja me vlerë.