Shitja e shtëpisë ose pronës së investimit nuk duhet të jetë një process stresues. Në realitet, agjencionet e shitjeve të pasurive të paluajtshme dhe menaxhimit të pronës mendojnë se me udhëzimet dhe përgatitjen e duhur, ju mund të merrni përgjegjësinë për të bërë gati shitjen e shtëpisë tuaj. Kjo do të shpie tek një shitje më e shpejt e cila do të kursej kohën dhe energjin tuaj.
- Largoni gjësendet që nuk ju duhen
Ju nuk e kuptoni se sa “gjëra” keni derisa të zhvendoseni. Kalimi nëpër secilën dhomë një nga një dhe heqja e çdo gjëje që nuk ju nevojitet duhet të jetë hapi i parë në përgatitjen e shtëpisë tuaj për shitje. Kjo jo vetëm që do ta bëjë pronën tuaj të duket më e pastër dhe dhomat të duken më të mëdha, por gjithashtu do ta bëjë paketimin më të përshtatshëm.
2. Lyeni muret e shtëpisë
Është e jashtëzakonshme se sa një shtresë e freskët bojë mund të transformojë pamjen e shtëpisë tuaj në sytë e blerësve të mundshëm. Edhe kompanitë e menaxhimit të pronave këshillojnë pronarët që të rregullojnë dhe lyejnë ndërsa kërkojnë një qiramarrës.
3. Kryeni një pastrim të plotë të ambientit.
Ju duhet ta pastroni shtëpinë tuaj tërësisht nga lart poshtë përpara se të klienti potencial ta vizitoj atë. Mbani një sy për rrjetat e fshehta të merimangave, zonat e banjës dhe kuzhinës dhe çdo gjë tjetër që mund të japë përshtypjen se shtëpia nuk është e pastërt.
4. Tapetat e dyshemes duhen të pastrohen ose të zëvendësohen.
Nëse qilimat tuaj janë zbardhur keq, këshillohet që t’i pastroni ose, nëse janë shumë të njollosur, t’i ndërroni. Pastrimi ose zëvendësimi i tapetit ofron tërheqje të konsiderueshme klientësh, si për shtëpitë e shitjes ashtu edhe për ato me qira, duke rezultuar në një çmim më të lartë shitjeje ose qiraje.
5. Mos harroni pjesën e jashtme
Tani më shumë se kurrë, hapësira e jashtme është një faktor kyç për blerësit. Kjo është pjesa e pare që sheh vizitori, dhe kjo shpie tek përshtypja e pare e tijë.
6. Mbani perdet të hapura gjatë gjithë kohës.
Ju duhet t’i mbani të gjitha perdet tuaja të hapura përpara çdo hapjeje për prezantimin e shtëpisë për të lejuar sa më shumë dritë natyrale të jetë e mundur.
7. Kontrolloni nëse të gjitha dritat tuaja janë funksionale.
Nëse nuk keni shumë dritë natyrale, sigurohuni që të gjitha dritat të jenë ndezur.
8. Sigurohuni që shtëpia të ketë aromë të këndshme
Një pronë me erë të keqe, besoni apo jo, është një nga kritikat më të raportuara për agjentët e shitjeve dhe bizneset e menaxhimit të pronave. Sigurohuni që të keni shumë freskues ajri dhe mjete të tjera për t’i japur shtëpisë tuaj një erë të mrekullueshme.
9. Shtoni disa lule dhe bimë të freskëta
Lulet e freskëta janë një mënyrë e shkëlqyer për të mbushur shtëpinë me aroma dhe ngjyra të këndshme. Ata i shtojnë ‘jetën’ pronës.
10. Mbajeni privatësinë tuaj private
Sigurohuni që çdo gjë që nuk dëshironi që dikush të shohë ose të hiqet nga prona juaj ose të jetë larg syve të vizitorve. Disa shitës madje pëlqejnë të heqin fotot e familjes nga muret dhe mantelet dhe t’i zëvendësojnë ato me vepra arti.