Koha për organizimin e dollapit tuaj

Më në fund erdhi koha e rrobave të verës. Është koha më e përshtatshme për një organizim thelbësor të dollapit tuaj. Një dollap i organizuar do të lehtësojë shumë më shumë përgatitjen për të dalë, duke i pasur të gjitha rrobat dhe gjërat tjera në vendet e tyre të caktuara dhe normalisht është më i kënaqshëm për syrin tuaj.

 

Largoni rrëmujën

Para se të krijoni një plan organizimi, fillimisht vendosni të largoni të gjitha rrobat dhe gjërat të cilat tash e një kohë nuk po i përdorni më. Nëse nuk e ke veshur kohëve të fundit, ka shumë gjasa që nuk do ta veshësh më kurrë. Ato rroba mund t’ia dhuroni dikujt në nevojë, plus që dollapi juaj do të rifreskohet.

Shtoni aq rafte sa duhet

Keni larguar gjithçka që nuk ju nevojitet më, por prap dollapi juaj nuk arrin të organizohet në mënyrën e duhur. Me shumë siguri gjërat e mbingarkuara nuk e lënë të duket pastër dhe bukur. Zgjeroni hapësirën duke shtuar lloje të rafteve, sirtarë apo organizatorë të varur për të ruajtur sendet të cilat nuk doni t’i largoni.

 

Nga më e përdorura tek ato më pak të përdorura

Sistemi më i mirë i organizimit është ti vendosni para syve tuaj ato rroba që i përdorni më shumë, ndërsa ato më pak të përdorura t’i leni më poshtë. Ditët zakonisht mund të jenë të ngarkuara dhe të lodhshme, e ajo çfarë më së paku do donit, do të ishte të ktheheni tek një dollap i rrëmujshëm, të cilin e keni organizuar dy ditë më parë, ndërsa tani duhet ta bëni prap nga fillimi sepse bluzat e përditshme i keni vendosur në fund. Nëse keni hapësirën e mjaftueshme, ndani rrobat e shtëpisë nga ato më zyrtare.

                       

Jepni dollapit tuaj një ndriçim

Instaloni drita në dollap në mënyrë që pavarësisht në çfarë kohe do të duhet të ndërroheni, do ta keni më të thjeshtë t’i gjeni rrobat që ju duhen, edhe nëse janë me ngjyrë të hapur apo të mbyllur. Kjo ide me shumë gjasa do të kursejë kohën tuaj.

 

Nëse e doni patjetër një dollap të organizuar detajisht dhe mund të gjeni pak kohë të lirë, koordinoni edhe ngjyrat. Do të ishte mënyra më e mirë e organizimit pasi që do të dinit saktësisht se ku i keni të vendosura të gjitha rrobat. Gjatë kohës që po organizoni, ndëgjoni muzikë apo diçka tjetër në interesin tuaj në mënyrë që të ju relaksojë. Kjo do ta bënte organizimin e dollapit shumë më të këndshëm.

Join The Discussion

Compare listings

Compare