Mendoni të shisni shtëpinë por brengoseni se do të pendoheni?

Këtu janë disa mënyra si të ballafaqoheni.

Shitja e shtëpisë mund të jetë e frikshme: Ka qenë shtëpia juaj ku keni jetuar dhe keni kujtime. Shanset janë të mira se është aseti juaj më i rëndësishëm dhe investimi juaj më i madh deri më tani.

Mundimi me peshë emocionale për ta vendosur shtëpinë  tuaj në shitje është dicka e vështirë për patundshmërinë por kur vendoset data e mbylljes, puna e madhe është kryer.

Aktualisht është e pazakontë që shitësit të ndjejnë dhimbje të pendimit kur një blerës është serioz.

Të lëvizësh është një nga stresorët më të mëdhenjë të jetës.

Bëjeni punën emocionale paraprakisht

Kryerja e punës emocionale para se të vie koha për ta shitur shtëpinë është mënyra më e mirë për të shmangur pendimin.

Shikojini pjesët e mangëta që e bëjnë shtëpinë tuaj të mos jetë më perfekte për  ju. A është e vogël për familjen tuaj, a keni nevojë për një oborr më të madh? Pyesni veten, si mund ta mbyll këtë kapitull.

Kjo nuk do të thotë që ju duhet të krijoni ndjenja negative për shtëpinë tuaj të tanishme. Kjo është vetëm për të kujtuar vetes pse po vendosni të largoheni.

Pasi të keni procesuar arsyet tuaja për të shitur shtëpinë, jepni vetës hapësirë të pikëlluar shtëpinë që keni dashur dhe kujtimet që keni bërë brenda mureve të saj.

Është në rregull të mërziteni sepse ju më kurrë nuk do të hyni në dhomën e parë e fëmijëve tuaj përsëri, anasjelltas kjo nuk është arsyeja që ju të qëndroni në atë shtëpi përgjithmonë. Ju mund të keni argëtim edhe përmes vuajtjes. Pse të mos i pranoni ndjenjat tuaja duke organizuar një festë lamtumire për shtëpinë tuaj.

Fokusohuni në të ardhmen

Të punoni përmes ndjenjave tuaja më herët do të bëj procesin e shitjes më të butë, por edhe pse ju kaloni kohën duke u pikëlluar para se ta vendosni shtëpinë në shitje, është normaëe të ndjeni disa dhimbje e mërzitje.

Thuajini lamtumirë shtëpisë suaj dhe përgatituni për atë që vjen.Edhe nëse ju ende ndjeni pendesë pasi e keni shitur shtëpinë, mos mendoni shumë për të: Edhe pse ju keni bërë vendimin e gabuar dhe shanset janë të mira që ju skeni bërë gabim , nuk ka rëndësi. Veprimi vec se është kryer.

Pavarësisht se sa i thellë mund të jetë pendimi i shitësit tuaj, zbulimi i arsyeve që qëndrojnë pas tij dhe përqendrimi në të ardhmen janë mënyrat më të mira për të hequr qafe stresin e lënies së një shtëpie të mëparshme. Jepini vetes kohë për t’u mësuar me ndryshimin dhe përqendrohuni në krijimin e kujtimeve të reja. Në fund të fundit, jeta e lumtur që keni pasur në shtëpinë që keni shitur ishte arsyeja që e donit aq shumë. Një ditë, me një seri të re kujtimesh të krijuara, do ta doni shtëpinë tuaj të re po aq thellë.

Join The Discussion

Compare listings

Compare