Dekorimi i shtëpisë aq sa mund të jetë i thjeshtë, mund të jetë edhe proces i komplikuar. Është argëtuese të shprehni kreativitetin tuaj në qoshet apo muret e shtëpisë por nëse dekorimi teprohet shtëpia mund të duket një rremujë e vërtetë.
Evitoni këto gabime ndërsa dekoroni shtëpinë tuaj.
Merrni parasysh mobiljet
Pjesa më e rëndësishme dekoruese e shtëpisë janë mobiljet. Janë ato që krijojnë ose prishin çdo dhomë kështu që duhet të jeni shumë të kujdesshëm kur ti zgjedhni. Madhësia e tyre gjithmonë duhet të jetë në proporcion me madhësinë e dhomës në mënyrë që dhoma juaj mos të duket e vogël. Një gabim tjetër i zakonshëm është vendosja e tyre në vendet e gabuara. Provoni të tërheqni mobiljet drejt qendrës së dhomës për t’i dhënë hapësirës tuaj një ndjesi të hapur dhe harmonike.
Tapeti të jetë me masat e duhura
Tapeti me përmasa të gabuara mund të hedhë poshtë te gjithë mundin e dokorimit të shtëpisë tuaj. Një gabim i zakonshëm dekorimi si zgjedhja e madhësisë së gabuar të tapetit, mund të bëjë dhomën të duket e vogël apo jo e ekuilibruar. Merrni parasysh këtë kur te zgjedhni një qilim për t’u siguruar që artikulli po bashkon hapësirën tuaj në mënyrën e duhur.
Ndriçoni hapësirën
Dhomat e errëta e bëjnë hapësirën tuaj të ndjehet e rrëmujshme dhe e ç’rregullt. Nriçimi natyror është i domosdoshëm për të bërë dhomën tuaj të duket sa më e hapur dhe e gëzueshme. Mos të harrojmë që ndikon shumë edhe në shëndetin mendor dhe fizik! Provoni të shtoni llamba nëse shtëpia juaj është e kufizuar me sasinë e dritës natyrore.
Pamja shumë-ngjyrëshe e komplikon dekorin
Sa më pak ngjyra që përdorni, aq më bukur do të reflektojë shtëpia juaj. Pasja e shumë ngjyrave mund të bëjë dhomën që të ndihet kaotike dhe mbizotëruese. Edhe pse dekorimi nuk ka ndonjë kufi, përpiquni të përdorni 1-2 ngjyra dhe t’i kombinoni me sende që përmbajnë ngjyra neutrale. Kushtojini vëmendje përdorimit dhe vendosjes së këtyre ngjyrave për ta bërë hapësirën tuaj të ndihet e ekuilibruar dhe qetësuese.
Mos i mbingarkoni hapësirat e shtëpisë
Artikujt e zbukurimit si vazot me lule, tavolinat një apo shumë-pjesëshe, figurat e ndryshme ose fotografitë e shumta janë prezente në çdo shtëpi. Pikërisht këto artikuj janë ato që i japin hijeshi shtëpisë tuaj por vetëm nëse përdoren deri në një nivel të caktuar. Çdo ditë e më shumë po preferohen dekoret e thjeshta. Nëse mendoni se shtëpia juaj është e tejmbushur me artikuj të zbukurimit, ndoshta ka ardhur koha ta thjeshtësoni. Lini një hapësirë të hapur mes dekorimeve kryesore dhe mobiljeve. Selektoni ato fotografi që i keni më të dashura, duke i larguar ato më pak të rëndësishme. Njejt veproni edhe me artikujt e zbukurimit. Nëse doni një pamje më artistike, figurat me ngjyrë të zezë ose të bardhë i japin shtëpisë një pamje më të pastër.
Fotografitë dhe pikturat e varura
Varni imazhet tuaja në një mënyrë të organizuar në menyrë që kujtimet e dashura ose stili juaj artistik të tërheqin një vëmendje të dukshme për syrin.