Mos lejoni që myku të ul vlerën e shtëpisë tuaj

-Të blesh një shtëpi është një nga arritjet më të mëdha në jetën e dikujt. Problemi i vetëm i posedimit të një shtëpie është që kërkon një mirëmbajtje të pafundme. Ashtu si shtëpia mbron banorët nga moti dhe elementet e tjera të ndryshme, dhe anasjelltas duhet të mbrohet edhe ajo.
Fatkeqsisht, ka shumë faktorë që mund të ndikojnë në prishjen e shtëpisë. Disa nga këta faktorë janë shumë të dukshëm pasi që nuk e lejojnë jetesën në shtëpi. Ndërsa nga ana tjetër egzistojnë faktorët që mund të dëmtojnë shtëpinë ngadalë dhe zakonisht vërehen pas një kohe por jo menjëherë. Njëri ndër këta faktorë kryesor është myku që shkakton shumë dëme si në pronë, ashtu edhe në shëndet.

-Një vlerë aktuale e shtëpisë zakonisht varet nga gjëra të tilla si vendndodhja, metra2, mosha e pronës etj. Për disa të tjerë, vlera e një shtëpie mund të varet edhe nga ngjyra, ndjesia e dizajnit, dekorimi i brendshëm e shumë gjëra të tjera. Mund të pyesni çfarë lidhje ka kjo me mykun! Myku fatkeqsisht ka potencial të kërcënojë integritetin strukturor të shtëpisë tuaj! Jo vetëm që ul vlerën e shtëpisë tuaj për shkak të riparimeve që do t’i duhen pronës, por edhe sepse mund të dëmtojë në mënyrë drastike vlerën e përceptuar dhe aktuale të shtëpisë.

-Secili nga ne nëse do vendosnim të blenim një investim të madh si një shtëpi, do të dëshironim të siguroheshim që familja jonë të jetë e sigurt për të jetuar në të. Myku është njëri ndër faktorët më të rrezikshëm për shëndetin e njeriut. Ani pse është i riparueshëm, vlera e përceptuar e shtëpisë është akoma e ulur nëse ajo shtëpi mban mykun.
Marrja e një shtëpie që kërkon riparime dhe heqjen e mykut padyshim që do të dëmtojë vlerën në sytë e blerësit.

Heqja e mykut

Myku zakonisht fillon si një koloni e vogël që është e lehtë të injorohet. Nëse rritet në një zonë të shtëpisë në të cilën nuk keni qasje shpesh mund të rritet pa u zbuluar, gjë që paraqet një problem shumë të madh. Fatkeqsisht heqja e mykut nuk është aq e thjeshtë si pastrimi i një shtëpie. Sa më shumë kohë ju merr për ta zbuluar, aq më vështirë do të jetë ta hiqni qafe plotësisht. Myku ka lloje, forma dhe madhësi të ndryshme, andaj edhe heqja e tyre ndryshon varësisht nga lloji i mykut. Një nga zgjedhjet më të mira për ta larguar njëherë e përgjithmonë janë detergjentet e prodhuara enkas për këtë problem. Nëse as kjo nuk funksionon, do të ju këshillonim të kërkoni ndihmë profesionale.

 

Shkaqet e mykut

Myku fillon si një rritje e thjeshtë dhe mund të neglizhohet shumë lehtë në fillim, duke e lënë shpesh për një trajtim të mëvonshëm. Kjo është shumë gabim. Disa nga shkaqet e zakonshme të formimit të mykut jane:

1. Lagështia

2. Rrjedhja e tubave dhe sistemeve të kondicionimit të ajrit

3. Çatitë që rrjedhin

4. Ventilim i dobët ose i pamjaftueshëm

5. Përmbytja

 

Duke u bazuar në listën e mësipërme, ka mjaft faktorë që ndikojnë në formimin e mykut. Llojet më të këqija dhe më problematike të mykut janë ato që fshihen në zona që nuk mund të shihen vizualisht në shtëpi, qoftë pas mureve, në bodrumin tuaj, papafingo ose prapa pajisjeve tuaja. Pra, në kohën që do ta zbuloni, ajo do të jetë përhapur në të gjithë shtëpinë tuaj, duke shkaktuar kërdi të mëdha.

Të heqësh qafe mykun mund të jetë një çështje e kushtueshme dhe pak e komplikuar. Mund të pasojë me prishjen e marrëveshjes për shitjen e shtëpisë ose ul vlerën e saj. Disa shtete madje detyrojnë shitësit të informojnë blerësit paraprakisht nëse shtëpia e tyre ka myk aktual ose nëse kanë trajtuar më parë infektim myku në pronën e tyre. Nëse shihni se myku ka filluar të përfshijë pronën tuaj, trajtojeni sa më shpejtë që të jetë e mundur në mënyrë që të jeni të shëndetshëm fillimisht dhe në rast se vendosni të shisni pronën tuaj, të mos e dëmtojë vlerën e saj.

Join The Discussion

Compare listings

Compare