Një shtresë e thjeshtë e bojës mund të bëjë magji në dukjen e shtëpisë tuaj. Sipas shumë profesionistëve të dekorimit të shtëpive, ngjyrat e caktuara të bojës mund të rrisin vlerën e shtëpisë. Sidoqoftë, shpesh ndodh të bejmë zgjedhjet e gabuara të ngjyrave të murit. Më poshtë u’a kemi sjellur disa ide në të cilat mund të bazoheni nëse keni në plan të bëni ndonjë ndryshim boje në shtëpi.
Ngjyra blu në banjo
Një blu e zbehtë është një ndër ngjyrat perfekte për banjon tuaj. Me këtë ngjyrë, banjo juaj do reflektojë freski dhe pastërti. Që nga viti 2017, njerëzit po e përdorin këtë ide çdo herë e më shumë.
Dhoma e ndenjës ngjyrë kafe
Një kafe e çelët ose bezhë do të shkonte shumë në dhomën e ndenjës. Përveç që mund ta kombinoni me çfarë do lloj mobilje, do t’i jepte dhomës një pamje të mahnitshme. Për të mos harruar faktin që tash e një kohë shumë njerëz po e preferojnë këtë ngjyrë për dhomën e tyre të ndenjës.
Shmangni të bardhën e ndritshme
Edhe pse ngjyrat neutrale në të shumtën e rasteve reflektojnë shumë bukur, e bardha e ndezur për ambientet e brendshme nuk është zgjedhja e duhur. Zakonisht kjo ngjyrë i jep shtëpisë një pamje të pakëndshme dhe jo-interesante.
Dera e përparme me ngjyrë të zezë
Në përgjithësi ngjyrat e lehta janë më të mira, por përjashtim bën dera e përparme. Sipas disa studimeve, një derë e përparme e zezë rritë vlerën e shtëpisë suaj. E zeza gjithashtu mund të jetë një ngjyrë efektive kur përdoret tek ngjyrat e kuzhinës për sa kohë që muret sigurojnë kontrast të bollshëm.
Po pamja e jashtme ?
Ka shumë ngjyra që funksionojnë mirë për pjesën e jashtme të shtëpisë suaj. Nëse doni të ndryshoni ngjyrën e pjesës së jashtme, inspirime pa fund mund të merrni përmes internetit, por mund të bazoheni edhe tek ndonjë shtëpi në lagjën apo qytetin tuaj e cila është shitur kohëve të fundit, një shtëpi e cila ka pasur shumë oferta nga blerës të mundshëm. Në këtë mënyrë do të mund të informoheni se çka po pëlqehet më shumë këto ditë. Përdorni këtë njohuri në avantazhin tuaj kur zgjidhni një ngjyrë të jashtme.