Një hapësirë personale për studime është e nevojshme për gjithsecilin. Pavarësisht nëse jeni prind ose jeni duke vazhduar shkollimin, krijimi i një vendi brenda shtëpisë i cili ju ndihmon të përqëndroheni, është mëse i rëndësishëm.
Zgjedhni hapësirën ideale
Ju e njihni më së miri shtëpinë tuaj. Zgjedhni hapësirën e shtëpisë e cila nuk frekuentohet shpesh gjatë ditës nga antarët e familjes suaj. Ajo çka është me rëndësi është që dera e asaj dhome të ketë mundësinë e kyçjes në mënyrë që ju të mbyllni çdo shpërqëndrim. Ju sugjerojmë që të zgjedhni një hapësirë më të izoluar dhe të qetë, që do të ju lejojë juve ose fëmijëve tuaj të largoheni nga qendra e aktivitetit të shtëpisë tuaj. Si vendndodhje ideale mund të jetë podrumi, papafingo ose ndonjë hapësirë në katin e sipërm. Dhoma e ndenjës, kuzhina dhe dhoma e gjumit nuk janë opsion pasi që janë vende më të nderlikuara dhe qetësia nuk është në nivel, ndërsa shtrati i rehatshëm në dhomën e gjumit të shpërqëndron.
Mbledhni mjetet
Sapo keni arritur fokusin e nevojshëm, keni harrur diçka dhe tani duhet të ngriteni prap dhe ta gjeni. Kjo patjetër ndikon në shpërqëndrimin tuaj! Për këtë arsye është mirë të siguroheni që i keni afër të gjitha mjetet që ju nevojiten për të përfunduar atë projekt apo orë mësimore. Në ditët e sotme një lidhje e fortë e Wifi është e nevojshme çdo herë, shumë priza për t’i lidhur mjetet teknike, një tryezë e gjerë dhe një karrigë komode. Ndërtimi i një apo disa rafteve aty afër do të ishte ideale, pasi që do t’i organiznit të gjitha gjërat në mënyrë që të nesërmen kur të përdorni prap atë hapësirë për projektin e radhës, të gjitha mjetet t’i keni në vend dhe të organizuara.
Ndiçimi i duhur
Si gjithmonë, ndriçimi është një nga gjërat thelbësore, e sidomos për një hapësirë të studimit. Llampat e tavolinës apo drita natyrale nga dielli afër dritares janë ndriçimi perfekt! Është me rëndësi që të dini të përshtatni dritën. Ju nuk doni një ndriçim të fortë që të ju lodhë sytë dhe as një ndriçim të dobët që të ju vëjë në gjumë. Bilanci i duhur i ndriçimit ndihmon që përvoja e juaj e studimit të jetë pozitive.
Ulëse ideale
Normalisht që një ulëse komode është shumë e domosdoshme, por jo dhe aq komode. Pasi që ajo përvojë studimi mund të ju marrë disa orë, është mirë të krijoni edhe këtu një balanc njejt sikur te ndriçimi. Nuk doni dhimbje të trupit por nuk doni as një shpërqëndrim që të bini në gjumë ndërsa lexoni. Një karrige e fortë me mbushje të duhur do të ishte zgjedhja më e mirë.
Motivimi
Ajo që na mban në energji të vazhdueshme për të përfunduar një punë është motivimi. Çdo njeri dallon nga tjetri. Si pasojë e kësaj dallon edhe motivimi. Në atë hapësirë vendosni citate ose fotografi të gjërave që stimulojnë mendjen tuaj. Telefonin tuaj mbajeni gjithmonë larg gjatë orëve të studimit sepse është një nga shpërqëndrimet më të mëdhaja. Sugjerim: Arsyeja pse jeni duke e kryer atë projekt apo duke studiuar atë ligjeratë do të ishte motivimi ideal. Mos harroni, motivi është çelësi për një përvojë pozitive arsimore.