Organizimi i qilarit tuaj në hapa shumë të thjeshtë

Kur qilari i juaj i ushqimit është i organizuar, sa herë që do të tentoni të grumbulloni ushqimet e nevojshme nga aty, do të jetë një kënaqësi.

Qilaret ushqimore mund të marrin pothuajse çdo formë. Këto zona magazinimi të gjithanshme për mallrat e konservuara, produktet e letrës dhe pajisjet e vogla që përdoren më rrallë mund të vendosen në një sirtar të thjeshtë apo në një dollap muri.
Pavarësisht nga konfigurimi, çelësi për një qilar të suksesshëm është mbajtja e organizuar e tij. Këtu janë disa këshilla dhe truke për të filluar.

Pastroni thellësisht

Ngjashëm me një frigorifer, hapi i parë për të organizuar një qilar është fillimisht zbrazja e tij, duke vazhduar me një pastrim të thellë dhe të përgjithshëm. Filloni me pjesën e sipërme, shikoni për rrjetat e merimangës dhe vazhdoni deri tek pjesa e poshtme.
Jepini rafteve një pastrim të plotë me ujë dhe sapun, duke kapur pluhur dhe thërrime. Nëse ndiheni ambicioz, rilyeni raftet tuaja ose madje mund të vendosni edhe letër-muri në qilar.

 

Organizoni inventarin

Nëse kutitë dhe sendet ushqimore janë shpërndarë në të gjithë kuzhinën tuaj, në një kuti bosh vendosni të gjitha ato që nuk ju nevojiten dhe ndalni ato për të cilat keni nevojë dhe i përdorni me të vërtetë. Të gjithë artikujt vendosni nëpër vendet e tyre, atje ku mund të kenë më shumë kuptim dhe bëni një listë të artikujve që ju nevojiten nga dyqani për të mbushur boshllëqet e kuzhinës. Hidhni produktet e skaduara dhe lini mënjanë çdo send që nuk mendoni se do ta përdorni më.

Zgjidhni problemin

Nëse gjatë procesit të pastrimit zbuluat artikuj të vështirë për tu arritur në pjesën e pasme të qilarit tuaj, zhvendosni ato. Vendosni në pjesën e pasme gjërat që i përdorni më rrallë si pjata shtesë dhe pajisje të përdorura rrallë dhe etiketoni pjesën e përparme të raftit për të kujtuar vendndodhjen e tyre të re.

 

Krijoni një pamje më të mirë

Nëse keni rafte të hapura ose dollapë me xhama, përdorimi i kutive të përziera ose të ndryshme, mund të jetë një sfidë për ju. Investoni në një seri të madhe kavanozësh të pastër qelqi ose plastike për ruajtjen e ushqimit. Uniformiteti i tyre tërheqës do të shkurtojë kaosin vizual dhe ato janë perfekte për ruajtjen e furnizimeve të pjekjes si mielli dhe sheqeri. Mbi të gjitha do të jetë shumë më tërheqëse për syrin.

Vendosini të gjitha nëpër vendet e tyre

Sapo të keni vendosur se çfarë të ruani dhe të organizoni, është koha për t’i vendosur në qilar përsëri së bashku. Ju keni nxjerrë gjithçka dhe keni pastruar atë që nuk ju nevojitet.
Gruponi sendet e ngjajshme së bashku si p.sh kafen dhe kremin ëmbëlsues, miell dhe sheqer me sodë buke, makarona dhe drithëra me tërshërë, supat dhe ullinjtë me sendet e tjera të konservuara etj. Luaj me rregullimin derisa të duket aq i organizuar sa të ndiheni mjaft krenarë për ta treguar atë.

Join The Discussion

Compare listings

Compare