Pranvera është koha perfekte për të hapur dritaret në shtëpinë tuaj dhe për të pastruar çdo kënd të shtëpisë. Kjo nuk do të thotë se duhet të shpenzoni kohë më shumë sesa që është e nevojshme. Nëse organizoni pastrimin në mënyrat e duhura, do të ju kursejë shumë kohë dhe lodhje. Më poshtë u’a sjellim disa këshilla të cilat mund të ju ndihmojnë!
Bëni një plan
Një organizim i duhur i punëve është zgjidhja më e mirë kur bëhet fjalë për pastrimin. Bëni një plan që përfshin një përshkrim të zonave që planifikoni të pastroni, një orar për të kryer një punë të caktuar, si dhe një listë të produkteve, mjeteve dhe madje teknikat e pastrimit ose këshilla që kanë të bëjnë me ato zona.
Zgjidhni furnizimet e duhura
Kur jeni duke bërë planin tuaj të pastrimit, planifikoni paraprakisht cilat furnizime duhet të grumbulloni për të filluar pastrimin. Pasi të kuptoni se çfarë ju nevojitet, sigurohuni që të zgjidhni pajisjet më efektive dhe të fuqishme të pastrimit në mënyrë që produkti të bëjë pjesën më të madhe të punës dhe jo ju.
Pastroni dhomë pas dhome
E keni gabim nëse mendoni se t’i pastroni të gjitha dhomat njëherësh është më lehtë, përkundrazi është shumë më ngatërruese dhe punë më e mbingarkuar. Pastroni dhomat një nga një në mënyrë që të shihni rezultatet e produktivitetit tuaj shpejt dhe të mos dekurajoheni.
Mos punoni më shumë, punoni më zgjuar!
Nuk është e nevojshme të pastroni më shumë sesa duhet. Filloni nga gjërat më të vogla dhe më të ngatërruara duke dalur kështu në sipërfaqe dhe në zonat të cilave duhet tu kushtoni më shumë rëndësi.
Pastroni pajisjet e pastrimit
Me siguri e dini që pajisjet e pastrimit janë sendet më të ndyra në shtëpinë tuaj. Është e vetëkuptueshme që ju nuk mund të pastroni shtëpinë tuaj në mënyrë efektive me pajisje të ndyra. Prandaj sigurohuni që të dezinfektoni sfungjerët ose mjetet e tjera pastruese dhe lërnini ato në ujë të paktën për 30 sekonda.
Përqendrohuni në zonat më të rëndësishme
Gjatë kohës që pastroni shtëpine tuaj thelbësisht në sezonën e Pranverës, sigurisht që do t’u kushtoni rëndësi zonave të imëta të cilat shpesh në ditë të zakonshme i anashkalojmë. Por gjithmonë është më mirë t’i kushtoni rëndësi më shumë zonave më të frekuentuara në shtëpi si për shembull dhoma e ndenjës ose e mysafirëve.
Heqni qafe rrëmujën
Realisht, ju kurrë nuk mund të keni me të vërtetë një shtëpi të pastër dhe të rregullt nëse jeni varrosur në gjërat tuaja, shumicën e të cilave me shumë siguri nuk ju nevojiten më. Kur pastroni gjërat tuaja, mbani mend rregullin 80/20: Vetëm 20 përqind e sendeve që zotërojmë janë vërtet të rëndësishme dhe të nevojshme – kështu që 80 përqind e sendeve tuaja po ju pengojnë.
Përcaktoni mënyrat për të qenë më efikas në të ardhmen!
Ndërsa jeni duke pastruar dhe organizuar shtëpinë tuaj, mundohuni të vini re se çfarë është ajo që zakonisht po ju bën rrëmujë shtëpinë. Për shembull, nëse kuptoni se shumica e rrëmujës në shtëpinë tuaj janë rroba të cilat nuk po i perdorni më ose nuk keni më nevojë për to, reduktoni dhe lërini vetëm ato që ju nevojiten. Të njejtën gjë bëni edhe për partnerin dhe fëmijët tuaj.