Patundshmëri Tregtare

Kur dëgjoni termin ”pasuri të paluajtshme” çfarë është ajo që ju vjen në mend ?

Për shumicën e njerëzve është ndoshta imazhi i njohur i një agjenti të veshur mirë, të qeshur që ndihmon një blerës për të blerë shtëpinë e tyre të parë. Por ky nuk është lloji i vetëm i pasurive të patundshme që ekziston. Pronat komerciale si qendrat tregtare, pikat e karburantit, hotelet etj, poashtu klasifikohen nën ombrellën e pasurive të patundshme. Pronat komerciale janë shumë të ndryshme nga ato banesore dhe meqenëse prona komerciale ekziston për të gjeneruar të ardhura, investitorët e pasurive të paluajtshme ose pronarët e bizneseve zakonisht janë blerësit e këtyre pronave. Edhe këta blerës kanë mundësinë për të punësuar një agjent të specializuar në shitjen e pronave tregtare dhe për t’i ndihmuar ata në kërkimin e tyre për hapësirën e duhur ngjashëm si blerësit e pasurive të paluajtshme banesore.

Mënyra më e mirë për të kuptuar sektorin tregtar të patundshmërive është duke njohur llojet më të zakonshme të pronave tregtare.  

Multi-familjare  

Multi-familjare i referohet pronave me shumë njësi shpesh të referuara si apartamente, të gjitha brenda një strukture. Një shembull i mirë i një prone shumë-familjare është një ndërtesë apartamentesh. Çdo ndërtesë me 5 ose më shumë njësi konsiderohet pronë tregtare. Kjo sepse në shumicën e rasteve pronari i ndërtesës e bleu atë kryesisht për të gjeneruar të ardhura nga njësitë e qirasë, jo për të jetuar në të. Pavarësisht nga zhvendosja e qiramarrësve, përfitimi i një ndërtese të madhe apartamentesh rrallëherë ndikohet duke pasur disa njësi të lira. Për këtë arsye kjo lloj prone konsiderohet si një nga opsionet më të sigurta për investitorët.   

Hapësira për zyre 

 Zakonisht qiratë e zyrave janë afatgjata, kjo për arsye se shumica e ndërmarrjeve nuk dëshirojnë të lëvizin fuqinë e tyre shpesh. Këto ndërtesa janë të pajisura për të siguruar qiramarrësit hapësirë për kabina, salla të konferencave, një zonë pritjeje etj.  Gjeneralisht ndërtesat e zyreve klasifikohen në tre grupe të ndryshme :

 Grupi A : Ndërtesat me cilësinë më të lartë. Në shumë raste kanë tavane të larta, koridore luksoze, menaxhim të cilësisë dhe pajisje të gjera etj. Këto prona kanë tarifat më të shtrenjëta të qirasë!

Grupi B : Këto lloj ndërtesa zakonisht janë në periferi dhe janë më të vjetra se ato të grupit A. Edhe pse mund të mos kenë komoditete të hollësishme, janë akoma funksionale dhe me menaxhim profesional. Ndërtesat që i perkasin këtij grupi përndryshe quhen ndërtesa mesatare.

 Grupi C : Të njohura edhe si niveli më i ulët këto ndërtesa janë zakonisht 20+ dhe me cilësinë më të ulët sa i përket infrastrukturës. Në shumë raste kërkojnë një shkallë riparimi ose renovimi dhe zakonisht janë të vendosura në zona të padëshirueshme.  

Këto udhëzime janë subjektive dhe kryesisht varen nga tregu lokal. Një strukturë e Klasës B mund të konsiderohet si një strukturë e Klasës A në një lagje tjetër.

Industriale

Ndërtesat e vendosura jashtë zonave të banuara ose urbane si për shembull depot dhe llojet e tjera të objekteve të prodhimit ose shpërndarjes, i takojnë sektorit industrial. Këto janë të okupuara nga një qiramarrës i vetëm. Për këto ndërtesa ekzistojnë rregullore të zonimit të cilat duhet të ndiqen meqë funksioni i tyre kryesor është industrial.

   

Të ndryshme  

Këto janë prona të cilat i takojnë patundshmërive tregtare por jo edhe ndonjë nga sektorëve të lartpërmendur. Këtu përfshihen prona si hotele, spitale, shtëpi pleqësh të cilat janë të gjitha institucione fitimprurëse dhe për këtë arsye, komerciale.  

Edhe pse Sektori tregtar nuk është saktësisht ai që ju vjen ndërmend kur shumica e njerëzve mendojnë për pasuri të paluajtshme, tregu tregtar ka potencial të jetë shumë fitimprurës!

Join The Discussion

Compare listings

Compare