Politika e privatësisë

Tafingo siguron përdoruesit dhe vizitorët e faqes së internetit www.tafingo.com se është e përkushtuar në zbatimin me rigorozitet të detyrimeve që rrjedhin për mbrojtjen e të dhënave personale. Kjo rubrikë ka për objekt informimin e subjekteve të të dhënave personale mbi mënyrën e mbledhjes, përpunimit, përhapjes, ruajtjes dhe masave të sigurisë që janë marrë për të dhënat e tyre në faqen e internetit: www.tafingo.com

Të dhënat që sigurohen nga përdorimi i cookies* kur vizitoni faqen e Tafingos përdoren për qëllime statistikore dhe studimore si dhe për të përcjellë shërbime të caktuara sipas kërkesës se vizitorit. Këto të dhëna bëjnë të mundur vetëm identifikimin e sa vijon:
 Informacione personale të përdoruesit si emër, mbiemër, numër telefoni ose adresën e email-it, por vetëm ne rastin se përdoruesi zgjedh t’i jape këto informacione.
 Evidentimi i aktivitetit ose veprimtarive te përdoruesit.
 Adresa IP e përdoruesit;

Cookies* – tekonologjia që përshkruan ruajtjen e të dhënave të sjelljeve tuaja në një faqe web.

Tafingo kryen përpunimin e ligjshëm të të dhënave personale duke respektuar dhe garantuar të drejtat dhe liritë themelore të individit dhe në veçanti të drejtën e mbrojtjes së të dhënave personale, duke garantuar mos-shpërndarjen e tyre në palë të treta. Çdo individ rezervon të drejtën e aksesit, korrigjimit apo fshirjes së të dhënave të veta pa pagesë duke dërguar një email tek adresa: info@tafingo.com. Ky njoftim mbi ruajtjen e privatësisë për të arritur mbrojtjen e të dhënave personale nuk përfshin lidhjet midis kësaj faqeje dhe faqeve të tjera.

Tafingo rezervon të drejtën e modifikimit dhe përditësimit të këtyre politikave në çdo moment, në përputhje me legjislacionin e aplikuar. Për çdo informacion të mëtejshëm lutem kontaktoni:
info@tafingo.com

Compare listings

Compare