Nëse ende jeni qiramarrës, nuk është kurrë vonë të mendoni se të kesh një shtëpi mund të ju çojë drejt një të ardhme më të mirë dhe më të fortë! Në tregun e sotëm të strehimit, ka përfitime të qarta financiare për të pasur një shtëpi si për shembull rritjen e kapitalit, shansin për të ndërtuar vlerën tuaj neto dhe vlerësimin e vlerave të shtëpise.
Më poshtë gjeni tre përfitime financiare të pronësisë të cilat shpesh mund të neglizhohen por nëse përgaditeni tani, kjo mund të ju drejtojë në drejtim të një sigurie dhe të kursimeve më të mëdha financiare.
-Nuk do keni nevojë të paguani çdo muaj për strehimin tuaj!
Nëse posedoni shtëpi, si pronar i shtëpisë, nuk do keni nevojë të paguani çdo muaj për strehimin tuaj. Kjo cilësohet si një fitore e madhe sepse posedimi i një shtëpie sjellë qëndrueshmëri dhe kursime të vazhdueshme në jetën tuaj. Pasi të keni shtëpinë tuaj, ju mund të vazhdoni të riinvestoni ato kursime dhe ti shfrytëzoni për të ardhmen tuaj duke përmbushur një ëndërr tjetër si për shembull ndonjë veturë, shtëpi më të madhe etj, mundësitë janë të pafundme!
-Posedimi i një shtëpie është lehtësim taksash!
Pavarësisht nëse jetoni në shtëpinë tuaj të parë ose të pestë, është një avantazh i madh financiar, që të keni disa lehtësime tatimore të lidhura me interesin që paguani çdo vit. Sigurohuni që të punoni me një profesionist tatimor për të marrë përfitimet më të mira të mundshme në kthimin tuaj vjetor.
-Një përfitim i tretë është fakti që kostot mujore fillojnë të bëhen më të parashikueshme me pronësinë e shtëpisë, diçka që nuk ndodh nëse jeni duke marrë me qira. Me një hipotekë, ju mund të mbani kostot tuaja mujore të strehimit relativisht të qëndrueshme dhe të parashikueshme. Kostot tuaja mujore ka shumë të ngjarë të bazohen në një hipotekë me normë fikse, e cila ju lejon të buxhetoni financat tuaja për një periudhë më të gjatë kohore. Çmimet e qirasë janë ngritur në qiell që nga viti 2012, dhe me tarifat e ulëta të hipotekave të ditëve të sotme, është një kohë e shkëlqyeshme për të marrë më shumë nga paratë tuaja kur blini një shtëpi. Nëse doni të bllokoni pagesën tuaj mujore me një normë të ulët dhe të keni një kuptim të fortë të asaj që do të shpenzoni në pagesën tuaj të hipotekës çdo muaj, blerja e një shtëpie mund të jetë zgjedhja juaj më e mirë.