Penthouse gjendet në lagjen Mati 1, në një kompleks modern të ndërtuar nga kompania ”VG Group”.
Kompleksi është i vendosur në një lokacion të favorshëm dhe ofron qasje të lehtë në rrugën B,C dhe Muharrem Fejza, i cili është i organizuar mire, posedon kënde lojrash për fëmijë, gjelbërim, ka parking nëntokësor si dhe infrastrukturë moderne me distancë të mjaftueshme mes objekteve, ashensor funksional si dhe mirëmbajtje të ndërtesës. Sipërfaqja totale e banesës është 394m2 prej të cilave 94m2 janë sipërfaqe banimi kurse 300m2 terasë, detaj ky që bën terasa të kthehet në një hapësirë shtesë të banesës dhe të jetë shumë e përdorshme duke ofruar poashtu pamje të mrekullueshme të qytetit.
Ngrohja është qëndrore me rrymë dhe banesa është e orientuar në lindje, që ofron ndriçim të mjaftueshëm. Ky penthouse është një mundësi unike për të jetuar në një nga zonat më të preferuara të qytetit dhe ofron kushte të shkëlqyera për një jetesë të këndshme dhe relaksuese. *Garazha nuk përfshihet në çmim. Penthouse ka këtë renditje: | 1 Dhomë ndenje | 2 Dhoma gjumi | 1 Kuzhinë verore | 1 Kuzhinë me tryezari | 1 Banjo | 1 WC | 1 Ballkon | 1 Terasë (300m2) | 1 Garazhë + 8000€
Çmimi 190,000euro
Compare listings
Compare