Shtëpia gjendet në Shipol në rrugën “Abdullah Shabani” afër servisit “REAL”, e orientuar nga Veri-Jugu.
Shtëpia është në një lagje shumë të qetë, me natyrë të gjelbëruar dhe hapësirë të mjaftueshme.
3 Katet e shtëpisë janë me hyrje të ndara. 2 Katet e para shiten të mobiluara ndërsa kati 3 i pa mobiluar dhe secili kat ka ndriçim natyral.
Shtëpia posedon podrumin 60 m2 dhe poashtu pjesën prapa shtëpisë e cila ka qasje nga dy anët e shtëpisë dhe hapësirë për ruajtjen e gjërave. Depoziti i ujit është në tavan, qasja në të cilin është shumë e thjeshtë përmes shkallëve të cilat janë të ngjitura tek dera e tavanit. Oborri është i rregulluar mjaft bukur dhe me një pamje shumë të kënaqshme për syrin. Ka pjesën e oborrit të shfrytëzueshme për tavolinë të oborrit, hapësire për 3 deri 5 vendparkime dhe bunarin.
Shtëpia posedon gjithsej:
3 Sallone
3 Koridore
3 Kuzhina
9 Dhoma gjumi
3 Banjo
3 Ballkone
Tavan
Podrum 60m2
Oborr 5 Ari
3-5 Vendparkime
Compare listings
Compare