Tafingo mund t’ju kursejë shumë para. Ne njohim tregun, e dijmë sa është shitur prona ngjitur me atë që ti do të blesh. Jemi të papërfshirë emocionalisht dhe prandaj negociojmë me gjakftohtësi dhe profesionalizëm. Dhe i gjithë procesi është falas!
Blerja e një prone është vërtet investimi më i madh në jetën tuaj.
Kjo do të thotë që ndoshta për disa, marrja me qira e shtëpisë së tij mund të jetë një opsion më i përballueshëm. Por në situatën aktuale të tregut të financimit bankar, me interesat gjithmonë e më të volitshme, e kanë bërë blerjen një proces jo dhe aq të paarritshëm.
Nuk ka një përgjigje të duhur për këtë pyetje. Nëse Blerësi është i qartë në idetë dhe mundësitë e tij dhe bashkëpunon me një nga agjentët tanë , ky i fundit është i aftë t’i ofrojë minimalisht 5-6 prona që përkojnë me dëshirën dhe pritshmërinë e blerësit. Të vizituarit e më shumë pronave vetëm ngatërron idetë dhe e bën më të vështirë vendimarrjen.
Një nga pyetjet më të shpeshta është çfarë ndodh pasi pranohet oferta e palët bien dakord për çmimin dhe kushtet e blerjes.
Palët i drejtohen zyrës noteriale së cilës i parashtrojnë kërkesat e tyre në lidhje më kushtet e kontratës së shitblerjes. Zakonisht Noterin e zgjedh Blerësi. Noteri ka për detyrë të kontrollojë origjinën e pronës, të bëjë rifreskimin e dokumentit të pronësisë për të parë nëse prona është e lirë nga barra apo detyrime, të hartojë kontratën e shitblerjes sipas kushteve për të cilat palët kanë rënë dakord.
Compare listings
ComparePlease enter your username or email address. You will receive a link to create a new password via email.