Nëse po blini një shtëpi në një treg konkurrues dhe ofertat tuaja vazhdojnë të mposhten, mund të tundoheni dhe të përdorni masa dëshpëruese. Përveç se ofrojnë më shumë sesa çmimi i kërkuar ose një mbyllje të shpejtë të marrëveshjes, disa blerës bien dakord të heqin dorë nga inspektimet. Kjo nuk është kurrë një ide e mirë. Shtëpia mund të duket në rregull në sy të parë, por është ajo që është përtej sipërfaqes, ose sendet që nuk mund t’i identifikoni si problematike, që shkaktojnë çështjet më të mëdha.
Pavarësisht se sa keq e dëshironi pronën ose sa jeni të lidhur emocionalisht me të, nuk do të ju propozonim të blini një shtëpi pa e kontrolluar atë plotësisht. Thjesht imagjinoni pas gjashtë muajve kur të jeni zhvendosur në shtëpinë tuaj të re, ju do të shkelmoni vetën kur të provoni të ndizni njërën nga pajisjet e caktuara dhe të kuptoni se nuk funksionon, ndërsa rregullimi i tyre do të ju kushtojë shume!
Kur jeni në muajin tuaj të shtatë ose tetë të kërkimit të shtëpive, mund të mos jeni në gjendje të shihni ose mendoni qartë. Mos u dorëzoni! Të heqësh dorë nga një inspektim mund të të kushtojë një pasuri. Këtu janë disa zgjidhje alternative për të përmbushur nevojën tuaj për të inspektuar.
Inspektimi para shitjes
Nëse keni gjetur shtëpinë ideale të cilën doni të bleni, inspektoni para se të bëni një ofertë ose të nënshkruani një kontratë. Ajo që cilësohet si më e keqja është të bleni shtëpinë dhe të shpenzoni shumën e njejtë për të dytën herë duke investuar në të. Më mirë të jesh i sigurt sesa të pendohesh.
Inspektimi i shitësit
Shpesh, shitësi do të kontrollojë pronën para se t’a rendisë në listë për shitje. Ata e bëjnë këtë në mënyrë që të mund të listojnë çdo çështje, kështu që blerësit të dinë saktësisht se çfarë po marrin. Ai mbron shitësit nga negociatat në të ardhmen dhe i lejon ata të çmojnë saktë pronën që nga fillimi.
Çështja e vetme është se inspektori është përgjegjës vetëm ndaj personit që ka paguar dhe urdhëruar inspektimin. Ky është shitësi. Nëse ai inspektor ka humbur diçka, ju nuk keni ndonjë përfitim.
Lëviz shpejt
Nëse tregu po lëviz shpejt dhe ju duhet të pranoni ofertën aq shpejt sa nuk keni kohë për të inspektuar, para-caktoni një inspektim një ose dy-ditor në ofertën tuaj. Nëse punoni me një agjent të mirë lokal, ata do të mund të ju ndihmojnë të gjeni një inspektor i cili do ta bëjë atë. Ju po blini pasurinë më të madhe të jetës tuaj. Tregjet ndryshojnë dhe ju nuk doni të gjeni veten në një shtëpi që nuk mund ta përballoni ose për më keq, nuk mund të shisni për shkak të çështjeve strukturore ose inxhinierike që keni humbur duke hequr dorë nga inspektimet.