Çdo ditë në shtëpitë tona përpiqemi të ‘luftojmë’ rrëmujën. Këtë luftë mund ta fitojmë duke ndjekur këto këshilla të cilat i vijnë në ndihmë çdo personi për ta bërë shtëpinë më të mirë për shfrytëzim dhe më tërheqëse në sytë tanë dhe të të ftuarve.
Duhet pasur parasysh që ambientet e mbajtura mirë dhe të sistemuara me kujdes, tërheqin 3 herë më shumë vëmendjen sesa hapësirat e keqshfrytëzuara.
1.Organizoni shtëpinë në funksion te aktiviteteve tuaja kryesore në mënyrë që ta keni shumë të thjeshtë të merrni direkt diçka pa pasur nevojë të ‘ktheni mbrapsht’ dollapin apo një hapesirë të caktuar sa here që ju duhet.
2.Ruani dokumentat, letrat apo fatura të ndryshme në kutia të posaçme. Mund të gjeni kutia të cilat ju ndihmojnë të bëni një ndarje dhe klasifikim të dokumentave që keni në shtëpi, pa pasur nevojë ti shfletoni të gjitha për të gjetur një x fature.
3.Në dhomën e fëmijëve mbani gjithmonë kuti apo ‘thas’ ku të vendosni lodrat e fëmijëve pa u stresuar ku ti gjeni vendin lodrave në pjesë të ndryshme të dhomës.
4.Në tualet përpiquni të keni kuti të vogla të ndryshme për të sistemuar objektet në mënyrë që të mos keni shumë objekte të shpërndara në lavaman apo siper lavatriçës të cilat duhet ti merrni pluhurat shpesh.
5. Mos vendosni asnjë gjë siper një tjetre, përveç se nuk duket bukur estetikisht, krijon edhe rrëmuje vizuale dhe funksionale.
6.Fshihini kabllot e TV, DVD, Laptopit apo të çdo pajisjeje elektronike. Ekzistojn në treg tuba përmbledhës për fijet e këtyre pajisjeve. Gjithashtu mund ti fshihni prapa TV apo në ndonjë sirtar (sipas arredimit që keni) .
7. Nëse akoma nuk e keni, blini një shportë për rrobat e palara dhe zgjidhni 30% te rrëmujës në shtëpi.
8.Për secilën nga dhomat e shtëpisë gjeni ‘qendrën’ e rrëmujës dhe rregullojeni. Psh. në dhomën e gjumit rreguloni krevatin që në mëngjes, apo ne kuzhinë mos lini enë në lavaman dhe kjo ju shpien direkt tek një dhomë me e rregullt.
9.Perpiquni te pastroni nje dhome në dite. Në këtë mënyrë do ta mbani shtëpinë gjithmonë të rregullt dhe kështu arrini një qëllim të realizushëm e jo të pamundur.
10.Bëjeni zakon që të kontrolloni çdo gjë në shtëpi që mund të keni të tepërt duke ia dhuruar dikujt. Ne këtë mënyrë,jo vetëm që do të lironi hapësirën, por edhe bëni bamiresi!