Përderisa temperaturat fillojn të zbresin, kombinoni ngjyrat e vjeshtës, disa dekorime vjeshtore dhe disa kunguj për t’i dhënë shtëpisë tuaj një ndryshim të shpejtë sezonal.
Ide dekori për vjeshtë
Po kërkoni një ide decorative dhe gjithëpërfshirëse të vjeshtës? Përdorni ngjyrat e vjeshtës ose inkorporoni tonet e tokës në të gjithë dekorin e shtëpisë tuaj. Do të mahniteni se sa e thjeshtë është të transformoni hapësirën tuaj me këto ide dekorimi vjeshtore që shfaqin ngjyrat dhe bujarinë më të bukur të sezonit.
Detaje oxhaku
Mund të jetë shumë herët për ta ndezur zjarrin, por prap mund ta bëni oxhakun tuaj pikën qëndrore të dhomës tuaj të ndenjës me disa kunguj të vendosur në mënyrë strategjike. Vendosini ato në një oxhak të zbrasët për një pamje dekoruese të vjeshtës që është e thjeshtë për t’u bërë.
Qendra e fokusuar në detaje nga natyra
Krijoni qendrën përfundimtare të vjeshtës me elemente të rritura në kopsht. Falë formës së tyre, kungulli është mjeti i përsosur për te krijuar atmosferën e vjeshtës.
Këndi i leximit
Vjeshta duhet të jetë sa më ngushëlluese dhe komode. Krijoni këndin e përsosur të librit me ngjyra të ngrohta, elemente fshati, jastëkë me gëzof dhe një karrige leximi. Përdorni një shportë të thurur nga druri për mbulesat e tuaja .
Vazo nga kungulli
Vendosni një vazo me ngjyra të vjeshtës sikur ato portokalli, kafe, gjelbërt mbyllt e te tjera dhe me forma të kungullit, i cili simbolizon stinës e vjeshtës
Dekore arti vjeshtore
Zëvendësoni artin tuaj të zakonshëm me ndonjë thënje që aludon në mirëseardhjen e stinës së vjeshtës. Si shembuj mund të merrni “Hello fall”, “Hello Pumpkin”, “Pumpkin Spice”, “Fall Market” e te tjera si këto.
Aranzhimi i luleve
Një vazo me lule të freskëta është një nga idetë tona të preferuara të dekorimit të vjeshtës për të zbukuruar një hapësirë. Por në vend që ta përdorni një vazo të thjeshtë dhe tipike, ju mund ta vizitoni një dyqan antik dhe të merrni ndonjë enë apo kovë të vjetër e cila do ta bëjë të dallohet aranzhimin e luleve të vjeshtës.