Ndërsa fëmijët tuaj rriten dhe ndryshojnë, edhe dhomat e tyre të gjumit duhet të përshtaten me moshën e tyre në të njejtën kohë. Sidoqoftë, renovimi i një dhome kërkon shumë mund dhe para. Këtu janë disa këshilla për të bërë këtë proces më të lehtë për ju.
Filloni me ndryshimin e mendjes
Gjatë kohës që jeni duke pritur fëmijë, dizanjimi i një dhome për të është një përvojë argëtuese dhe emocionuese. Megjithatë, ajo për të cilën prindërit nuk mund të planifikojnë janë ndryshimet e paparashikuara që mund të ketë nevojë dhoma ndërsa fëmija rritet. Krijoni një dhomë me ngjyra neutrale të murit dhe një plan të hapur dyshemeje për kohën e lojës. Kjo e bën më të lehtë procesin e ndërrimit të dizajnit me çdo vit që kalon.
Konsultohuni me ta
Kur planifikoni të rindërtoni dhomën e fëmijëve tuaj pas disa vitesh, sigurohuni që të këshilloheni me ta. Me shumë gjasa, ata nuk do të përmbahen duke ju njoftuar se çfarë duan. Ju mund të rrisni kreativitetin dhe nivelet e prodhimit të një fëmije nëse dhoma e tij është e mbushur me gjëra që i entuziazmojnë.
Zgjidhni artikujt e duhur
Ekzistojnë disa mobilje dhe dekore të caktuara që mund të rriten me një fëmijë. Për shembull, një tavolinë është një pjesë e mobiljeve që mund të shtohet në një dhomë dhe nuk duket se humbet kurrë rëndësinë e saj, një shtrat klasik ose orendi të tjera.
Punoni ngadalë por me siguri
Sigurohuni që të mos mbingarkoni fëmijën tuaj me shumë ndryshime në të njëjtën kohë. Nëse keni vendosur që është koha të renovoni dhomën e tyre, mund të jetë më mirë ta bëni pak nga pak. Shumica e prindërve zgjedhin të fillojnë me një shtrat të ri përpara se të vazhdojnë gradualisht të shkëmbejnë të vjetrën me të renë.
Një dhomë për adoleshent
Të gjithë kemi kaluar në një periudhë ndryshimi gjatë viteve të adoleshencës, andaj edhe shija e renovimit të dhomës do të ndryshojë poashtu. Duhet t’i lejoni fëmijës tuaj hapësirë për vetëshprehje, por me kufij. Për shembull, ju mund të kornizoni posterë në vend që të përdorni shirit direkt në mure, një tapet i lehtë për t’u pastruar është i mirë veçanërisht nëse mbron dyshemenë nga derdhjet e ushqimit etj. Shprehni kreativitetin tuaj gjithmonë duke u konsultuar me fëmijët tuaj për dëshirat e tyre.