Si të gjeni shtëpinë ideale kur keni në plan të krijoni familje?

Kurëdo qe ju prisni fëmijën tuaj të parë apo të pestë, ajo çfarë ju duhet nga një shtëpi, ndryshon. Një shtrat i vetëm që ishte vendi perfekt për të filluar jetën si një i rritur, ndoshta nuk i përmbushë kërkesat e jetës me fëmijë.

Sipas një studimi të vitit 2017, diku rreth 29% e blerësve të shtëpive të moshës 36 dhe më të ri. Lëvizin me ndryshimet e jetës, siç janë të paturit fëmijë, dhe 37% që shesin shtëpitë e tyre aktuale, thonë se e shesin sepse e kanë tejkaluar atë.

Të zgjerosh vendbanimin dhe familjen është një kohë argëtuese, njëra është sepse përmbushet me vendime për kapitullin tjetër të jetës, nga lloji i fëmijërisë që parashihni për fëmijët, deri tek madhësia e shtëpisë dhe buxhetit tuaj. Ndoshta ju i imagjinoni ata duke luajtur në një oborr të madh ose duke jetuar në një lagje ku të gjithë ecin për në shkollë.

Ndoshta ju parashikoni një kafshë shtëpiake, apo fëmijë që ndajnë të njejtën dhomë, apo një kuzhinë mjaft të madhe për të krijuar një pikë bashkimi për familjen. Të gjitha këto ëndrra duhet të jenë pjesë e procesit të blerjes së shtëpisë suaj.

Këto janë çfarë duhet të dini për të gjetur shtëpinë e re perfekte kur filloni të krijoni familje:

Koha

Disa çifte blejnë shtëpi familjare para se të kenë fëmijë, përderisa të tjerët presin deri sa rruga për deri te banjo është e gjatë. Nuk ka përgjigje të saktë apo të gabuar sa i përket kohës, është të merrni vendimin e duhur për familjen tuaj.

Para se të keni fëmijë

Blerja e një shtëpie që ofron një dhomë për tu rritur, mund të ndihmoj të rrini ju aty gjatë. Ju nuk do të brengoseni për të lëvizur përderisa jeni të zënë duke u bërë prindër për herë të parë, apo si vëllau apo motra e madhe do të përjetoj ardhjen e një bebeje apo një vendbanim të ri.

Pjesa fizike e lëvizjes do të jetë më e lehtë para se njëri nga ju të fillojë të ecë ngadalë për të dy. Ana e keqe e kësaj kohe është se ju mund të mos e dini se cilat do të jenë vendimet dhe filozofitë tuaja si prindër, dhe ajo mund të ndikojë në blerjen e shtëpisë suaj. Për shembull a planifikoni të shfrytëzoni shkollën publike apo private? Nganjëherë është e vështirë të dini se çfarë do të dëshironi deri sa të jeni aktiv në marrjen e këtyre vendimeve.

Kur ju jeni shtatëzëne

 Nëse prisni deri sa të jeni shtatëzëne, ju mund të kuptoni më mirë se çfarë ju duhet nga një shtëpi pasi qe ju ka ndezur drita e prindërimit. Të lëvizësh mund të jetë e vështirë për një grua shtatëzëne të ndihmojë në punët fizike si psh bartja e gjësendeve. Lëvzja po ashtu është stresuese, duke shtuar emocionet e parashikimit të ndjenjës së prindërimit. Një grua shtatëzëne mund të jetë e lodhur për të shikuar për shtëpi të re, dhe kjo mund të kufizojë zgjedhjet tuaja.

Pasi të keni fëmijë

Të presësh deri sa të keni një fëmijë ju jep kohë të zhvilloni rutinën e re dhe të kuptoni se nevojat tuaja kanë ndryshuar. Ju mund të preferoni të ndani dhomën e gjumit së bashku, në vend se të fleni ndaras, kështu që ju mund ta dëgjoni fëmijën tuaj më mirë gjatë natës. Sidoqoftë, të shikoni shtëpi kur i keni fëmijët e vegjël  mund të jetë stresuese.

Buxheti juaj

Hapi tjetër është të kuptoni se sa mund të paguani.Kur të vendosni për çmimet, merreni parasysh të ardhmen tuaj. Nëse po bleni shtëpi para se të keni fëmijë, për shembull, vendosni nëse dy prindërit dë të vazhdoni  të punoni ose ju duhet të bazoheni në çmimin e të ardhurave nga njëri, në vend se të keni të ardhura nga të dytë.

Ligjshmëritë

Nëse nuk jeni martuar me partnerin tuaj dhe dëshironi të blini shtëpinë së bashku, vendosni se si do të strukturoni ligjërisht pronësinë. Ndërsa opsionet ndryshojnë në varësi të gjendjes tuaj.

Madhësia e shtëpisë

Nëse jeni një blerës për herë të parë në shtëpi, kjo mund të jetë emocionuese dhe pak dërrmuese. Krijoni një listë të dëshirave dhe nevojave bazuar në familjen tuaj.

Vendndodhja, vendndodhja, vendndodhja

Me fëmijët, me siguri do të dëshironi një lagje të sigurt që ka pajisje miqësore për familjen. Sekserëve nuk u lejohet të zbulojnë informacione rreth vlerësimeve të shkollave, krimit ose demografisë së lagjeve, sepse shkel Aktin e Strehimit të Drejtë. Sidoqoftë, ju mund të bëni kërkime vetë.

Join The Discussion

Compare listings

Compare