Të ardhurat pasive i duan të gjithë, pasi që keni mundësi të bëni para pa punuar!
Shembuj të të ardhurave pasive janë fluksi i parave nga pronat me qira, dividentët e aksioneve, interesi nga huatë, honoraret, paratë nga bizneset ose investime të tjera. Shumica e përkrahin mendimin se të ardhurat pasive nuk ekzistojnë për arsye se për të krijuar të ardhura duhet punë e madhe dhe e vazhdueshme. Është e vërtetë që të gjitha të ardhurat pasive kërkojnë shumë punë por ideja e të ardhurave pasive ekziston. Të ardhurat pasive janë një investim ose biznes që mund të kërkojë një punë të madhe por pasi të jetë duke funksionuar ka shumë pak ose aspak punë të nevojshme për të mbajtur paratë që vijnë. Gjëja më e mirë për të ardhurat pasive është se zvogëlon stresin sepse ju e dini që nuk keni nevojë të punoni gjithë kohën, mund t’ju lejojë të jeni më agresiv me investime ose biznes sepse keni diçka për të rikthyer dhe mund t’ju ndihmojë të jetoni stilin e jetës që dëshironi.
Pse kanë rëndësi të ardhurat pasive ?
Shumë njerëz mendojnë se dikush është i pasur bazuar në sa para fitojnë në vit. Kjo është një mënyrë për të gjykuar nëse dikush është i pasur por nëse e humbin punën e tyre a janë ende të pasur? A kishin ata investime apo vareshin plotësisht nga ato të ardhura?
Kur bëhesh i pasur mund edhe të mos punosh dhe ende të jetosh stilin e jetës që ti dëshiron të jetosh. Mund të vazhdoni të punoni sepse e doni punën ose keni nevojë për një sfidë, por keni të ardhura pasive që do të paguajnë për të gjitha shpenzimet e juaja!
Kur keni të ardhura pasive, nuk duhet të shqetësoheni për sëmundjen, mungesën e punës ose shkuarjen në pushime.
Rrjedha e parave të gatshme!
Me çdo pronë të mirë me qira që blini, ajo duhet të sjellë një sasi të mirë të rrjedhës së parave ose fitimit çdo muaj.
Blerja poshtë tregut
Një avantazh tjetër i madh për pasuritë e paluajtshme është se ju mund të blini prona nën vlerën e tregut. Një shtëpi mund të jetë me vlerë €100,000 dhe ju mund ta bleni atë shtëpi për €60,000. Mund të ketë nevojë për ndonjë punë ose të mos ketë nevojë fare për riparim. Nuk është e lehtë të gjesh marrëveshje të tilla por është e mundur dhe një avantazh masiv kur bëhet fjalë për ndërtimin e pasurisë.
Është e vërtetë që përdorimi i pasurive të patundshme për të ardhura pasive mund të kërkojë më shumë kohë sesa investimi në aksione ose investime tjera, por fitimi pa dyshim që është më i madh!
Dhe në fund gjëja më e mirë për të ardhurat pasive është që ju bëni para edhe kur flini. Nuk keni nevojë të luftoni vazhdimisht për të siguruar paratë. Duke vazhduar investimin, të ardhurat pasive rriten çdoherë e më shumë! Mund të jetë e vështirë kursimi i parave për të investuar dhe gjetja e investimeve të duhura, por ia vlen githmonë të provoni!