Me siguri ka ndodhur që keni dëgjuar se një shtëpi e cila kishte nevojë për shumë punë, është shitur me lehtësi. Kjo ndodh shpesh përderisa ajo shtëpi ose banesë është në një vend të shkëlqyeshëm. Mund të pyesni se çfarë ndodh nëse shtëpia gjendet në një lokacion të padëshirueshëm! Fatkeqsisht, gjasat janë më të vogla që prona juaj të shitet shpejtë. Arsyeja mund të jetë sepse lagjja është në gjendje të keqe, shtëpia juaj mund të jetë në një rrugë të zënë, ose gjendet diku ku shkalla e krimit është më e lartë.
Çfarë mund të bëni nëse doni të shisni një shtëpi në një vend të padëshirueshëm?
Punoni me agjentin e duhur
Nëse shitja e shtëpisë tuaj po ju sfidon dhe veçanërisht nëse gjendet në një vend më pak të dëshirueshëm, gjëja e fundit që duhet të bëni është të përpiqeni të shisni shtëpinë tuaj pa një agjent. Ju jo vetëm që do keni nevojë për një agjent të pasurive të patundshme, por gjithashtu keni nevojë për dikë që ka përvojë në një zonë të veçantë dhe që ka një histori të suksesshme të shitjes së shtëpive atje ku ndodhet shtëpia juaj.
Një agjent i mirë i pasurive të patundshme mund t’ju lidhë me blerësit të cilët mund të interesohen për shtëpitë në zonën tuaj për një arsye ose një tjetër.
Njihni audiencën tuaj
Puna me një agjent të mirë të pasurive të patundshme që ka përvojë në lagjen tuaj mund të jetë e dobishme edhe te kjo pjesë. Ju doni të njihni audiencën tuaj dhe t’i drejtoheni në përputhje me rrethanat.
Për shembull, ndoshta jetoni në një rrugë të ngjeshur, por kjo ju jep mundësi disa njerëzve të komoditehen më lehtë.
Ndoshta shtëpia juaj është afër një shkolle të zhurmshme, por familjet e reja mund ta preferojnë këtë afërsi.
Nëse shtëpia juaj nuk është në një rreth shkollor shumë të mirë, blerësit pa fëmijë mund të interesohen sepse ata mund të paguajnë një çmim më të ulët se sa në lagjet me shkollat më të mira. Në vend që të përpiqeni të fshehni pikat e dobëta, gjeni mënyra krijuese për t’i kthyer ato në pika të forta.
Përqëndrohuni tek shtëpia juaj
Edhe nëse lagjja juaj mund të mos jetë ndër lagjet më të mira në qytet, ju mund ta zhvendosni disi perceptimin duke u përqëndruar në tërheqjen e shtëpisë tuaj. Pastroni pjesën e jashtme të shtëpisë tuaj sepse kjo është diçka mbi të cilën keni kontroll. Pse jo të dilni vullnetarisht për të ndihmuar fqinjët tuaj të bëjnë të njëjtën gjë nëse do t’ia vlente për ju të përfitoni për shitjen e shtëpisë tuaj. Së bashku me atë që njerëzit shohin nga pjesa e përparme e shtëpisë tuaj, ju gjithashtu mund të dëshironi të mendoni për oborrin e shtëpisë. Nëse jeni në gjendje të rregulloni oborrin tuaj në mënyrën më të bukur, atëherë njerëzit mund të jenë më të gatshëm të anashkalojnë të metat e vendndodhjes.
Të jeni realist me vendosjen e çmimit
Ju duhet t’i vendosni çmimin shtëpisë suaj në përputhje me rrethanat në rast që shtëpia gjendet në lokacion të padëshiruar. Kjo është një domosdoshmëri. Shumë shpesh blerësit janë të gatshëm të paguajnë një çmim më të lartë vetëm për vendodhjen e asaj prone dhe nëse nuk mund ta ofroni atë atëherë vendosni çmim të arsyeshëm shtëpisë tuaj. Është më mirë nëse vendosni çmimin e duhur me fillim për arsye që të mos keni nevojë të ulni atë më vonë.
Kushtoni rëndësi edhe brendësisë
Nëse e dini që blerësit mund të mos tërhiqen nga pamja e jashtme e shtëpisë suaj, bëni ambientet e brendshme sa më tërheqëse. Nëse mund ta rregulloni shtëpinë tuaj bukur brenda, atëherë ju mund të jeni në gjendje të joshni blerësit.
Nuk është e lehtë të shesësh një shtëpi që është në një vend të padëshiruar, por nuk është as e pamundur. Me një agjent të mirë të pasurive të patundshme, çmimin e duhur si dhe disa azhurnime të mundshme brenda dhe jashtë shtëpisë, procesi do të jetë shumë më i lehtë.