Disa nga gabimet e mundshme që po u pengojnë të shisni shtëpinë

Po planifikoni të shisni shtëpinë, jeni munduar ta mbani shtëpinë tuaj sa më të rregulluar që është e mundur, ndër vite keni investuar ndoshta edhe jo, keni pastruar, i keni bërë fotot perfekte të shtëpisë, keni bërë gati njoftimin dhe tani vetëm po prisni të shitet sa më shpejtë që është e mundur! Fatkeqsisht, në shumë raste shitja e shtëpisë nuk është aq e thjeshtë sa ne mendojmë! Ju paraqesim disa arsye të cilat mund të ndihmojnë shumë gjatë planifikimit të shitjes së shtëpisë tuaj!

 

1. Përmirsimet janë gjithmonë të nevojshme!

Si pronar i shtëpisë ke shumë përgjegjësi. Mbajtjen e shtëpisë në nivelin e duhur brenda dhe jashtë. Pavarësisht punëve dhe mundit të përditshëm me të cilin ballafaqoheni për kujdesin ndaj shtëpisë tuaj, kjo jo gjithherë është e mjaftueshme! Kur vendosni të shisni shtëpinë tuaj, duhet kushtuar pak kohë dhe para në mënyrë që të shitet më shpejtë dhe të mos përfundojë e ulur në tregun e strehimit. Në këtë mënyrë, rrisni ofertat e blerjes të shtëpisë tuaj dhe nuk rrezikoni t’i humbisni ata blerës të interesuar gjatë inspektimit në shtëpi për shkak të problemeve të mirëmbajtjes. Para se të vendosni shtëpinë në shitje, hulumtoni se cilat nga shtëpitë po shiten më së shumti në atë periudhë kohore, por vetëm shtëpitë afër vendbanimit tuaj. Ndoshta të ndërrohet kuzhina, banjo ose edhe të merni ndonjë qilim të ri do ishte ide e mirë, mbi të gjitha punësimi i një profesionisti do të kryente shumë punë, përfshirë këtu edhe kursimin e kohës dhe parave tuaja. 

 

2. Jeni të kujdesshëm me çmimin!

Shpeshherë një shtëpi në shitje mund të jetë perfekte në çdo qosh të saj. Një renovim i ri, kuzhinë e bukur, hapësirë e jashtme përrallore etj, mirëpo prap të mungojë suksesi i shitjes së menjëhershme! Pse mund të ndodhë kjo ? Një nga arsyet kryesore është çmimi i lartë i shtëpisë! Sa më gjatë që shtëpia juaj mbetet ende në treg aq më shumë ka gjasa që duhet të ulni çmimin. Kjo për arsye se nuk do dëshironi të lejoni shtëpinë tuaj të ulet në treg, gjë që mund të ndikojë që blerësit e mundshëm të supozojnë se diçka nuk shkon me të. Si në shumë fusha të patundshmërise edhe në shitjen e shtëpise tuaj, një agjent është një ndër ndihmat më të mëdha duke punuar me ju për të vendosur një çmim të arsyeshëm.

 

3. Ikni rrëmujës së tepërt!

Të gjithëve na ndodh të na grumbullohet ndonjëherë rrëmuja e tepërt. Sado që mund të mendoni se rrëmuja nuk ndikon në dështimin e shitjes së shtëpise tuaj, gaboheni! Gjatë vizitës në shtëpinë tuaj, blerësit e mundshëm do të vërejnë edhe detajin më minimal! Andaj një pastrim i thellë i shtëpisë është një hap thelbësor për shitjen e shtëpisë tuaj. Hudhni gjërat të cilat nuk ju duhen më. Vendosini gjërat tuaja në dollap, organizoni sendet nëpër vendet e tyre specifike duke ndihmuar kështu procesin e shitjes sa më të shpejtë të shtëpisë.

 

4. Kushtojini rëndësi fotografive të cilat do ti shohin blerësit e mundshëm!

Tani më i keni arritur të gjitha pikat të cilat duhen të jenë në nivel për shitjen më të shpejtë të shtëpisë dhe prap diçka nuk funksionon! Ajo çfarë mund të prish imazhin e shtëpisë tuaj janë fotot me kualitet të dobët, ose që nuk i kanë kapur bukur pjesët e shtëpisë! Fotografitë e nivelit të lartë që tregojnë tiparet më të mira të shtëpisë tuaj janë ato çfarë duhen. Edhe pse pjesa tjetër e listës mund të jetë e mrekullueshme nëse fotot nuk tërheqin interes , blerësit mund të heqin dorë ende pa e parë se sa e mrekullueshme është shtëpia juaj. Një ndriçim i duhur gjatë fotografimit, këndet dhe detajet e shtëpisë tuaj janë esenciale.

 

5. Merrni ide për renovim nga shtëpitë tërheqëse!

Përshtypja e parë që e marrin blerësit është ajo nga hapësira e jashtme. Dilni një shëtitje rreth lagjes tuaj, imagjinoni sikur doni të blini një shtëpi, çfarë është ajo që ju tërheq më shumë ? Peisazhi i bojrave të jashtme, gardhet, pemët, bimët tjera, një vendkalim prej guri apo cilado gjë që i mungon shtëpise tuaj, shfrytëzojeni dhe jepini jetë hapësirës të jashtme. Në këtë mënyrë, edhe nëse qëndron gjatë në treg shtëpia  juaj, ajo do bëhet gjithëherë e më tërheqëse. Identifikoni se çfarë po i pengon blerësit e mundshëm të bëjnë ndonjë ofertë dhe rregulloni çështjet sa më shpejt të jetë e mundur. Në këtë mënyrë, ju mund ta shisni shtëpinë tuaj shpejt.

Join The Discussion

Compare listings

Compare