Çelësi për një shtëpi të pastër dhe të rregullt është organizimi i gjërave në vendin e duhur. Është shumë më e lehtë të gjesh gjërat që ju nevojiten, sidomos në rastet kur ju duhen shpejtë nëse ato janë në vendin e tyre të veçantë.
Secili mundohet që ta mbajë gjithë shtëpinë në nivel, por dhoma e cila ka më së shumti nevojë për një organizim thelbësor është kuzhina. Si një ndër dhomat më të përdorura në shtëpi është mirë të organizohet në menyrë të përsosur.
Varni gjërat
Në shumë raste, të gjithë ne i grumbullojmë të gjithë tiganët dhe tenxheret në një vend. Gjatë kohës që na duhen për përdorim, nuk kemi se si ti ikim rrëmujës të cilën e bëjmë duke kërkuar tiganin specifik. Duke gërmuar në atë rrëmujë metali, të gjitha dalin nga vendet e tyre.
Si t’ia bëjmë ?
Përmes një varëse të kuzhinës, mund ti selektoni sipas madhësisë të gjitha, kështu duke liruar hapësire në dollapët tuaj.
Vendosini sendet sipas përdorimit
Pavarësisht vendit se ku janë të vendosura gjërat, në dollap, frigorifer ose sirtare, duke i mbajtur bashkë ato të cilat i përdorni më shumë e bën më të lehtë kapjen e gjërave që ju nevojiten. Kjo është një ndër mënyrat më të thjeshta për të organizuar shpejt sendet e kuzhinës. Si shembull mund ti marrim enët! Gjithsecili kemi një ose dy sete pijatash më të bukura ose më tërheqëse të cilat i ruajmë për ndonjë rast të veçante. Këto të fundit mund ti vendosni në një sirtar më lart ndërsa ato të përditshmet në një më poshtë. Ushqimet e mëngjesit si drithërat, ose p.sh melmesat, pijet, dhe të gjitha produktet ushqimore tjera të kenë nga një dollap ose sirtar të veçantë. Vendosja e një sistemi të mirë mund të ndihmojë në krijimin e rrjedhës më të mirë.
Organizatorët mbi derë
Nëse keni hapësirë të mjaftueshme në kuzhinën tuaj, të merni një organizator mbi derë është një ide shumë e mirë. Normalisht të gjithë i vendosim melmesat, kripën ose sheqerin nëpër mbajtëset e tyre specifike. Duke i organizuar ato në mënyrën e duhur në një organizatorë mbi derë, përveq që u’a lehtëson punën, i jep kuzhinës tuaj edhe një pamje të bukur.
Kuzhina është zemra e shtëpisë. Nëse zhvilloni një sistem të thjeshtë organizimi për kuzhinën tuaj, kjo do ta bëjë më të lehtë përgatitjen dhe gatimin e vakteve dhe do të duket një shtëpi më e organizuar.